Ja si të rrëmbehej shtëpia dhe prona në komunizmin gjakatar

Shkresa e majit 1946, ku jepet një prej urdhrave të shumtë të këtij lloji në atë kohë, për zaptimin e shtëpive dhe pronave… Ky dokument i ruajtur që nga viti i largët 1946, është një fakt i rëndësishëm, që na dëshmon sot, se si u mor me forcë çdo pronë dhe u tjetërsua në kohën e komunizmit dhe pronarët më tej, u hodhën rrugëve të pashpresë apo nisën kalvarin e burgjeve dhe internimeve.

Në dëshmitë e tyre, shumë familjarë që provuan dhunën komuniste, që ju përvetësuan pronat dhe shtëpitë, e dëshmojnë momentin e nxjerrjes nga banesa me forcë, si një nga momentet e vështira të persekutimit të gjatë, që do të vijonte me dekada. Por, përveç dëshmive të tyre, nuk kishim hasur deri më sot, një prej shkresave me të cilët njerëzit e regjimit “trokisnin” në derë dhe pasi jepnin urdhrin, nisnin bastisjen e gjithçkaje.

Siç duket, edhe në këtë tip njoftimi apo urdhri, nuk vihet në diskutim asgjë tjetër veç faktit të kryer të lirimit të banesës “me urgjencë”. E sjellim më poshtë të plotë këtë shkresë të rrallë të vitit 1946, si një dëshmi e bastisjes së pronës private nga regjimi komunist. Republika Popullore e Shqipërisë Komiteti ekzekutiv K.N.C.iN/ Prefekturës së Durrësit Kryesija Nr.1942/30 Durrës, më 6 Maj 1946 Urgjente Qytet:

Mbasi shtëpia e juej nevojitet për organizatën e grues Antifashiste të prefekturës, mbrenda datës 11.V.1946 duhet ta lironi. Mos-lirimi i shtëpisë në datën e caktueme do të shkaktojë marrjen e masave. P.Komitetin ekzekutiv të këshillit popullor të N/prefekturës së DurrësitSekretari Andrea Mema Kryetari Nikolla Tirana./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10272,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,595,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1668,Iliridë,323,Kosovë,3029,Kulture,807,Luginë,71,Moti,2,Politik,2072,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ja si të rrëmbehej shtëpia dhe prona në komunizmin gjakatar
Ja si të rrëmbehej shtëpia dhe prona në komunizmin gjakatar
https://1.bp.blogspot.com/-RbbzIf3IWOc/XBqifkwWbCI/AAAAAAAAcno/IaiQ2I0x7YUcM6a2ExcTszFsc4uP2ZZ_QCLcBGAs/s640/urdher-sekuestrimi-i-shtepise-696x447.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-RbbzIf3IWOc/XBqifkwWbCI/AAAAAAAAcno/IaiQ2I0x7YUcM6a2ExcTszFsc4uP2ZZ_QCLcBGAs/s72-c/urdher-sekuestrimi-i-shtepise-696x447.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/ja-si-te-rrembehej-shtepia-dhe-prona-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/ja-si-te-rrembehej-shtepia-dhe-prona-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy