Koha e Ramush Haredinajt!

Nga Bedri Islami

Më shumë se dy dekada më parë e kam njohur Ramush Haredinajn. I vrullshëm si gjithnjë dhe kërkues deri në fund, atij i kanë mbetur ende këto dy tipare, ndër më kryesoret në jetën e tij.

Dy nga domosdoshmëritë e një burri shteti që, edhe në secilën ditë, por sidomos në momente të veçanta shfaq shumë nga vetja, ndoshta më shumë nga se ishte menduar dhe ri përsëritet nga ajo që ka bartur në shumë vite.

Kur e kam njohur fillimisht ai sapo ishte kthyer nga njëra ndër përpjekjet më të vështira të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, maj 1997, kur dhjetë vetë, mes tyre edhe Luan Haredinaj, shefi i logjistikës së UÇK-së, do të niseshin për të hyrë në Kosovë, për të shtrirë përmasat e luftës që do të vinte së shpejti, në të gjithë viset.

Luani, i vëllai, ishte vrarë në kufi, në pritën e shërbimit sekret dhe të milicisë serbe. Katër shokë të tjerë ishin plagosur. Prita kishte qenë e rëndë dhe, për fat, vetëm vendimi për të shmangur rrugën që i kishin thënë, do i shpëtonte të tjerët. Katër orë barti mbi shpatulla trupin e të vëllait, duke i thënë ” hajt , djalë, mos bëj lojna, mos u çart” , si të donte të mos e besonte as vetë se ishin ndarë, ashtu si nuk e besonte as një vit e gjysmë më vonë, kur përsëri në luftë, do i vritej vëllai tjetër, Shkëlzeni.

Ramush Haredinaj është për të dytën herë kryeministër i Kosovës. Në mandatin e tij të parë më ftoi të isha këshilltar i tij politik dhe ishte hera e parë që pranova një detyrë shtetërore. Megjithëse periudhë e shkurtër, ka qenë gjithnjë gjë e veçantë të punoje me të, të shihje se si një njeri i luftës po prishte murin që ishte ngritur mes luftëtarëve dhe krahut të paqes, se si, bashkë me Rugovën po krijonin një lëvizje të re politike, megjithëse njëri, kryeministri, e kishte me gjithë mend, ndërsa tjetri synonte të largonte sa më larg nga pushteti rivalin e tij, Thaçin.

Mandati i parë i Haredinajt u ndërpre. Akuzat serbe kishin bërë punën e tyre dhe, për më tepër, kishin gjetur në Hagë një njeri që, edhe kur kishte në Zvicër postin e Prokurores së Përgjithshme, Karla del Ponte, do të ishte zyrtarja e vetme e Evropës që ishte hapur kundër luftës në Kosovë. Një funksionare e mllefosur, që pezmin e saj e shprehu edhe më tej kur u largua nga posti, përmes një libër që askush nuk e mori më pas seriozisht.

Në Hagë, dy herës, Ramushi ishte mbi akuzën serbe dhe mbi dëshirën e del Pontes. Humbi jo pak vite, por si kishte ndodhur edhe më herët, nuk u thye. Njeriu që kishte hyrë në luftë me pseudonimin “Smajli”, në nderim të xhaxhait të tij Smajl Haredinaj, një i burgosur politik i njohur dhe drejtues i Komitetit të Deçanit, të gjithë profesorë, pas dy gjykimeve, u kthye në Junik si njëri ndër ata që do të përpiqej t bënte edhe më tej atë që kishte ëndërruar: pjesën e tij në formatimin e shtetit të Kosovës.

Tani është koha e kryeministrit të Kosovës, Haredinaj. Nuk është koha hakmarrëse e tij, por koha vendosëse e një njeriu që shpirtin e kishte mbushur me besim dhe që, po e ndjente se, pa dashjen e tij, shpirti po i zmbrapsej.

Ramush Haredinaj është një burrë që, kur ndahesh prej tij, mos e kthe kurrë kokën pas. Ndryshe nga disa të tjerë, ai nuk të pret kurrë në besë, nuk të thotë një fjalë për një tjetër, të bën vend dhe të afron gjithë çka është e nevojshme në një barazi jetësore. e kam njohur dhe e kam takuar në momente të vështira, ashtu si edhe në kohën e tij.

Ditët e fundit qeveria e Kosovës ndërmori tri akte të një rëndësie kapitale. Dërgoi në Kuvend dhe Kuvendi i Kosovës e miratoi me votat e gjithë deputetëve, të shumicës dhe të opozitës, duke përjashtuar Listën Serbe, një grupim politik me kokën në Beograd, ligjin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Kjo ka qenë ëndrra e një gjenerali, ndër më të merituarit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe pse e dinte se do të kishte reagime të pandashme nga Bashkimi evropian, ai vendosi që mallrat serbe, të cilat kishin gjetur një treg me përfitime milionash në Kosovë, pa shlyer asnjë detyrim, të taksohen në masën 100 për qind.

Duket si një masë radikale, e bërë në zemërim e sipër, ndërsa në fakt nuk është asgjë tjetër veçse mbyllja e dyerve të një matrapazllëku financiar e politik, që hiqte nga buxheti Kosovës rreth 40 milionë euro në muaj. Në një vit më shumë se gjysmë miliardi euro. Për një shtet si Kosova kjo nuk është pak.

E gjithë qeveria serbe u trondit, pasi deri asaj dite, jo vetëm që nuk kishin marrë parasysh partneritetin mes dy shteteve, por edhe e kishin përbuzur idenë se mund të ishin të barabartë. Të mësuar me përkëdheljen pas goditjes dhe një farë “pendese” të ndonjë shteti evropian, qeveria serbe mendoi se përgjigjja e njeriut dorë hekurt në Kosovë mund të ishte një lojë politike e çastit, ndaj në fillim e morën me qesëndi, pastaj erdhën duke u rrudhur, vazhduan të inatosen, të bëjnë llogari për humbjet që kishte ekonomia serbe, jo vetëm financiare, por edhe politike, kjo ishte më e rëndë, dhe, shpërthyen.

Kryeministrja serbe ishte ajo që turfulloi më shumë, sepse do të ndeshej jo me kokëfortësinë e një burrë shteti, por, për më tepër, me qetësinë e tij, e cila, si nuk e kishin pritur, ishte bërë edhe shkaku i dytë i zemërimit të tyre.

Ajo trokiti në të gjitha dyert, të cilat edhe i hapeshin, por edhe pop i mbyllen. trokiti edhe në Shqipëri, ku gjeti një portë të mbyllur, për më tepër, e gatshme të hapej vetëm për gjithçka kishte nevojë Kosova.

Pas saj turfulloi presidenti serb, njeriu që gjatë luftës në Kosovë, kur Haredinaj ishte drejtuesi i Zonës Operative të Dukagjinit, bënte detyrën e korrierit të birrës tek një kriminel lufte si Sheshel, apo, ndiqte me adhurim bastisjet dhe vrasjet serbe në Kosovë.

Ishte menduar se Kosova është e pagojë dhe e braktisur në vetminë e saj,. Presidenti serb hodhi dorashkën, të cilën, askush në Kosovë nuk guxon ta marrë për të bërë zbutjen e dëshiruar serbe.

Kërkesa e qeverisë së Kosovës është e qartë, e thjeshtë dhe e kuptueshme. Ne jemi dy shtete që bëjmë bisedime, takohemi, flasim, ngremë grupe pune, mund të diskutojmë për shumë gjëra, por nuk njihemi. Mes atyre që nuk njihen gjërat janë të ndara.

Me gjithë presionin e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian gjendja nuk ka ndër mend të ndryshojë.

Për më tepër, krejt hapur dhe pa asnjë dorezë, shefi i qeverisë së Kosovës, u tha mesazhin se investimi i shumë viteve i saj po humbet peshën dhe vlerën në Kosovë, e cila është mirënjohëse, por nuk e kupton përse, pikërisht kjo bashkësi evropiane, ku është shpresa e banorëve të Kosovës, sillet mes dy standardeve dhe ku, edhe një herë, i përgjakuri dhe i vrari kërkohet të bëjë fajtorin dhe të ulë kokën.

Tani Haredinaj po shtron një gjë të pamenduar nga strukturat serbe.

Ai po përgatitet të kërkojë diçka që duhej të ishte bërë 20 vite më parë: dëmshpërblimin për krimet serbe në Kosovë dhe ky dëmshpërblim, i llogaritur si mundësia më e vogël është 22 miliard dollarë.

Gazeta beogradase, “BLIC”, shpërtheu menjëherë se, Haradinaj kërkon shkatërrimin e Serbisë.

Në fakt është më e vogla që mund të kërkohet. Të mos harrohet se , veç dëmshpërblimit për mijëra e mijëra shtëpi të djegura, mbi 12 mijë të vrarë, disa qindra ende të zhdukur, është bërë një grabitje e pashembullt në fundin e shekullit të shkuar, por ajo që ende nuk është llogaritur qëndron në kontributet pensionale që qindra mijëra shqiptarë të Kosovës kanë derdhur në bankat Jugosllave, sidomos në JUGOBANK, dhe nga të cilat nuk kanë përfituar asgjë.

Koha ka ardhur për të llogaritur edhe ato.

Kosova dhe Serbia janë para një ndeshje të re, kësaj here në një tryezë ku askush nuk është më i rëndësishëm se tjetri, por ku njëra palë ka ende për të shlyer.

Ajo nuk duhet të vazhdojë me turfullime, spekulime dhe dëshirën për të tërhequr nga vetja territore të pastra shqiptare.

Ajo duhet të mësojë, edhe pse pas kaq shumë viteve, të kërkojë së pari, fal

koha e Kosovës ka nisur edhe një herë.je dhe mbi këtë fillesë edhe mund të bisedohet.

Koha e shtetit serb ka ngecur.

Koha e Kosovës ka nisur edhe një herë.

Një gjeneral i dikurshëm e ri solli, jo si shenjë lufte, por si një fillesë paqe dhe marrëveshje të veçantë dhe të domosdoshme.

I dashur kryeministër i Kosovës dhe mik i vjetër: kjo është koha e Kosovës dhe këtë kohë shqiptarët e lidhin me emrin tënd!/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Koha e Ramush Haredinajt!
Koha e Ramush Haredinajt!
https://1.bp.blogspot.com/--C5MWA3Sb3A/XCEN41HqTVI/AAAAAAAAdB8/6IO-V2XixrwKXJGya590axLHakhqUP1xwCLcBGAs/s640/ramush-haradinaj-foto-xhemail-sllovinja-7-696x462.jpg
https://1.bp.blogspot.com/--C5MWA3Sb3A/XCEN41HqTVI/AAAAAAAAdB8/6IO-V2XixrwKXJGya590axLHakhqUP1xwCLcBGAs/s72-c/ramush-haradinaj-foto-xhemail-sllovinja-7-696x462.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/koha-e-ramush-haredinajt.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/koha-e-ramush-haredinajt.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy