Kosova synon njohjen prej Serbisë, ka gati një draft-marrëveshje

Qeveria po synon ta çojë përpara idenë e njohjes nga Serbia me marrëveshje finale. Pos kësaj teme, ekzekutivi ka paraparë marrëveshje edhe në tregti, zbardhjen e krimeve të luftës. Për këtë dokument kanë pasur vërejtje opozita dhe analistë. Ndërkohë, deputetët diskutojnë të mërkurën në Parlament për këtë ide, shkruan gazeta Express.

Ramush Haradinaj ka propozuar njohjen e Kosovës nga Serbia në një draft marrëveshje, të cilën ua ka dërguar partive politike dhe ambasadave kryesore në Prishtinë.

Bazuar në këtë draft që posedon T7, shtyhet përpara edhe njohja e Kosovës nga Serbia dhe normalizimi i raporteve në shumë fusha ndërshtetërore.

Palët pajtohen që secili shtet është sovran dhe i ligjshëm, thuhet në dokument.

Po ashtu, Kosova pret që të arrijë marrëveshje me Serbinë edhe mbi formimin e strukturave që do të ndihmonin në zbardhjen e rastit të personave të zhdukur, viktimave të dhunës seksuale dhe krimeve të luftës së viteve 1998-99.

Qeveria ka për synim që të negociojë edhe për të drejtat e serbëve në Kosovë. Çështje për të cilën kishte reaguar edhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer

“Nuk ka asnjë arsye pse Kosova nuk duhet të ketë kërkesa për zonat e banuara me shqiptarë në Serbinë jugore, pavarësisht çfarëdo marrëveshjeje që u ofrohet serbëve në Kosovë” kishte shkruar ai.

Edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë që mungon reciprociteti.

Nëse do e lexoja dokumentin pa e ditur kush e ka dërguar do të kisha menduar që e ka shkruar një shtet që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës e jo vet qeveria e saj” kishte shkruar ai.

Në këtë dokument është e paraqitur edhe mundësia e eliminimit të taksës 100%.

“Të eliminohen procedurat prej ku qeveritë diskriminojnë në favor të kompanive vendore” thuhet në dokument.

Qeveria ka shprehur qëndrimet e saj edhe për marrëveshje në edukim, borxhet e jashtme, implementimin e marrëveshjeve etj.

Mirëpo, nëse ka mospajtime atëherë e gjithë kjo mund të gjejë rrugën për në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit në Hagë.

Për këtë dokument të mërkurën do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës.

Kosova dhe Serbia prej vitit 1999 kanë pasur tri raunde bisedimesh. Marrëveshjen e Rambujes dhe Propozimin e Ahtisaarit nuk e kanë pranuar asnjëherë. Në Bruksel kanë nënshkruar disa marrëveshje që s’janë zbatuar kurrë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kosova synon njohjen prej Serbisë, ka gati një draft-marrëveshje
Kosova synon njohjen prej Serbisë, ka gati një draft-marrëveshje
https://1.bp.blogspot.com/-sXm9kIxkf88/XB-p7rhyH9I/AAAAAAAAc6g/j9FQjjupz8wzoKPtd4VWff_EKQe4o1TOwCLcBGAs/s640/kosovo_1545508789-2483143-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-sXm9kIxkf88/XB-p7rhyH9I/AAAAAAAAc6g/j9FQjjupz8wzoKPtd4VWff_EKQe4o1TOwCLcBGAs/s72-c/kosovo_1545508789-2483143-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/kosova-synon-njohjen-prej-serbise-ka.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/kosova-synon-njohjen-prej-serbise-ka.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy