Kryeministrja e Serbisë: Nëse vazhdon taksa, Serbia në vitin 2019 do të kapitullojë

Serbia vazhdon të ankohet në Bruksel dhe gjithandej ku mundet për taksën 100 për qind ndal mallrave serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Kur kanë mbetur edhe dy ditë pa u bërë një muaj që kjo taksë është vendosur, Serbia ka filluar t’i bëjë llogaritë për humbjet që po i pëson.

“Nëse vazhdon taksa e Kosovës 100 % për mallrat e Serbisë, ekonomia serbe në vitin që vjen do të ketë humbje më shumë se 514 milionë euro”. Kështu ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërbaniq.

Rasim Lajiq: Nga taksa e Kosovës 2600 ndërmarrje kanë mbetur pa treg

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Lajiq thotë se Kosova nuk po reagon ndaj apeleve të Bashkimit Evropian që të hiqet taksa 100 për qind për mallrat serbe.

Ai vlerëson se duhet të pasojë aksioni i SHBA-ve dhe BE-së kur bëhet fjalë për këtë problem.

“Në parim ky nuk është vetëm raport ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por po ndikon në perceptimin e tërë rajonit dhe se Ballkani sërish po kthehet në fokus si zonë e konfliktit”, ka thënë Lajiq.

Sipas tij, kjo mund të ndikojë në ardhjen e investitorëve në këtë pjesë të rajonit, sepse askush nuk investon në një rajon jostabil.

“Pas vendosjes së taksës prej 100 për qind, është paraqitur problemi i Ushtrisë dhe këtu shihet se nga një problem i vogël po krijohet një më i madh dhe situata po radikalizohet”, tha ai.

Ai ka thënë se nga 21 nëntori deri më 11 dhjetor në Kosovë janë futur mallra për 30 milionë euro më pak në krahasim me përiudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Ky është dëm jashtëzakonisht i madh dhe nëse vazhdohet kështu dhe institohet në taksa shtesë, kjo praktikisht do të thotë se tregtia me Kosovën do të suspendohet krejtësisht”, ka thënë Lajiq.

Ai ka shtuar se 2600 ndërmarrje të vogla dhe të mesme nga Serbia të cilat kanë shitur mallra në Kosovë, tash e kanë të pamundur, pasi që me taksën 100 për qind nuk kanë gjasa që të jenë konkurrent në tregje/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kryeministrja e Serbisë: Nëse vazhdon taksa, Serbia në vitin 2019 do të kapitullojë
Kryeministrja e Serbisë: Nëse vazhdon taksa, Serbia në vitin 2019 do të kapitullojë
https://4.bp.blogspot.com/-Akp4FDpXosU/XBu7S-0pRsI/AAAAAAAAcsM/DB2r_8x6DKk4sE3yjYtN-rsz8E_Vhlk_QCLcBGAs/s640/auto_ana-bernabiq1545175554-702x459.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Akp4FDpXosU/XBu7S-0pRsI/AAAAAAAAcsM/DB2r_8x6DKk4sE3yjYtN-rsz8E_Vhlk_QCLcBGAs/s72-c/auto_ana-bernabiq1545175554-702x459.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/kryeministrja-e-serbise-nese-vazhdon.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/kryeministrja-e-serbise-nese-vazhdon.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy