Lahuta, serbe? Ministria: I thamë UNESCO-s që është e të gjithëve

Ministria e Kulturës reagoi sot për lajmin se UNESCO kishte pranuar se lahuta është trashëgimi kulturore jomateriale e Serbisë dhe jo shqiptare.

Sipas Ministrisë:

“Në sesionin e 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale u bë regjistrimi i nominimit “Të kënduarit në shoqërimin e Gusle” (instrumenti që në shqip quhet lahuta) prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit”

Ministria shkruan në sqarim se:

“Nga delegacioni i Shqipërisë në UNESCO është vënë sërish në dukje se praktika kulturore e “Të kënduarit me lahutë” është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj”

Ministria e Kulturës së Shqipërisë thotë gjithashtu se është “në kontakt zyrtar me Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi për të vijuar me vullnet të përbashkët procedurën për zgjerim të pjesëmarrjes në këtë regjistrim edhe të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Europës Juglindore, që kanë dëshirë t’i bashkohen këtij procesi për këtë aset kulturor specifik”.

Sipas njoftimit të një dite më parë UNESCO e përfshiu këtë instrument në listën përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomatëriale të Njerëzimit për vitin 2018, si pasuri jomateriale e Serbisë.

Përdorimi i lahutës është i gjerë në vendin tone, si në Krujë, në Malësi të Madhe, Hot e Grud, Kelmend, Kastrat, Rranxat e Shkodrës, Dukagjin, Postrribë, Shllak, Nikaj-Mërturi dhe në zonat e Malësisë së Gjakovës.

Referuar studiuesve tanë këngët e kreshnikëve fillimisht janë kënduar nga shqiptarët, edhe më pas janë bartur nga boshnjakët./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Lahuta, serbe? Ministria: I thamë UNESCO-s që është e të gjithëve
Lahuta, serbe? Ministria: I thamë UNESCO-s që është e të gjithëve
https://4.bp.blogspot.com/-JrmfugBaaMU/XAgLIOntTyI/AAAAAAAAb9w/BfvmMG4YWukzEgpi7u7EbgUeGcrbVPUugCLcBGAs/s640/auto_LAHUTA1481962838-905x395.png
https://4.bp.blogspot.com/-JrmfugBaaMU/XAgLIOntTyI/AAAAAAAAb9w/BfvmMG4YWukzEgpi7u7EbgUeGcrbVPUugCLcBGAs/s72-c/auto_LAHUTA1481962838-905x395.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/lahuta-serbe-ministria-i-thame-unesco-s.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/lahuta-serbe-ministria-i-thame-unesco-s.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy