Lazanski: Nuk ka BE për Serbinë pa e njohur Kosovën

Gazetari dhe analisti serb i çështjeve politike e ushtarake, Miroslav Lazanski, duke analizuar letrën e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ajo nuk përmban asgjë të jashtëzakonshme.

Lazanski për mediat serbe theksoi se presidenti amerikan, në letrën e tij kërkon pajtimin, progres në të ardhmen e serbëve dhe shqiptarëve, por nuk është e qartë për çfarë duhet të arrihet marrëveshje.

Në qoftë se supozojmë se kjo do të thotë se veriu i Kosovës i takon Serbisë dhe se enklavat serbe në jug të lumit Ibër të jenë pjesë e Bashkësisë së Komunave serbe, dhe se të gjitha objektet kulturore e fetare serbe janë nën mbrojtje ndërkombëtare, nëse kjo është ajo që konsiderohet ‘demarkacion’, a do ta pranojë këtë pala shqiptare?”, ka pyetur Lazanski.

Lazanski konstaton se nuk është i sigurt nëse Trump është njoftuar me të gjitha nuancat, “meqenëse serbët dhe shqiptarët për SHBA-të nuk janë partnerë të barabartë, për shkak se Shtetet e Bashkuara e kanë njohur integritetin territorial të Kosovës, që do të thotë automatikisht se nuk e njohin integritetin territorial të Serbisë”.

Kompromisi për Kosovën nuk duhet të jetë vetëm një Bashkësia e komunave serbe. Me sa di unë, Washingtoni nuk ofron më shumë se kaq”, tha Lazanski.

Ai theksoi se ai kurrë nuk do të jetë në gjendje për të kuptuar plotësisht dhe çfarë kishte shkaktuar gjithë atë armiqësi të Perëndimit ndaj Serbisë dhe serbëve në fillim të viteve nëntëdhjeta.

Vetëm një gjë e di me siguri, Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohjen e qartë të Kosovës. Gjithçka tjetër është iluzion i yni”, tha Lazanski. /Konica.al/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10272,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,595,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1668,Iliridë,323,Kosovë,3029,Kulture,807,Luginë,71,Moti,2,Politik,2072,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Lazanski: Nuk ka BE për Serbinë pa e njohur Kosovën
Lazanski: Nuk ka BE për Serbinë pa e njohur Kosovën
https://1.bp.blogspot.com/-w4WxSyRmgXs/XB_Q4o0_5GI/AAAAAAAAc8Y/LeI3L5xeXdQ7aVZ_uXXfWxNqS2z2axboACLcBGAs/s640/miroslav-lazanski.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-w4WxSyRmgXs/XB_Q4o0_5GI/AAAAAAAAc8Y/LeI3L5xeXdQ7aVZ_uXXfWxNqS2z2axboACLcBGAs/s72-c/miroslav-lazanski.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/lazanski-nuk-ka-be-per-serbine-pa-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/lazanski-nuk-ka-be-per-serbine-pa-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy