Letër e hapur At Gjergj Fishtës: Lahutën e të parëve na e morën serbët

Shkruan: Fahri XHARRA

Më falë, o At që po ta prishi qetësinë në mashimin tënd, më falë o At që po të shkruaj dhe të lajmëroj se më në fund u arrit qëllimi atyre, e ti dishe që në atë kohë se kush janë ata, e humbëm Lahutën e të parëve. Lahuata kaloi në duar të serbit. Lahuta po ia trashë historinë një kombi të imagjinuar i cili shpesh sillet si zot në tokat tona .

« Hej, moj Zanë, ti kjosh e bardhë! Tridhet herë, manâ, rreth diellit Hausit t’qillës toka ka ardhë,e aq herë lulet njethë janë Prillit,çëse ti, purë m’Lahutë t’Malcìs, n’hullì menden mbajtë ma kè”

Ta rikujtova o At, atë që ti e shkruje nga zemra e yte për Lahutën e cila më nuk është e jona.

Më falë, o At se kur thojshe që :”Pa u shembë kulm e themel Alpet, nga të cilat u xuer Lahuta, kjos’ka për t’u dërmue. Edhe sot, e sidomos sot, kur Lahuta s’ka as s’guxon kush të ia luejë gishtat as të ia ujdisë qimet, ajo pret në mshetësi të zemrave për të këndue rishtas kangën e Kombit e kangën e vet .”- Ndëgjoje pra, se gishtat e qimet po ia ujdisin serbët

E sikur të kishe varrin, do të vajtoja pranë tij që :”Pret me duresë të murgut Lahuta e Murgut, t’i diftojë Shqiptarit, me jehonet e veta të përmallëshme se liria e bashkimi e bâjnë Kombin, e se për ketë Komb, të pe¨shtetun në besim në nji Perendì, në nderë, në besë e burrnì, kanë derdhë djersë e gjak, kanë dhanë djelmtë e vet e kann flijue plang e shpì, jetë e familje herojtë e kënduem në Lahutë.”screenshot_263

Ç`të them o At, tani Lahutën tënde e mori bota në mbrojtje, të “ trashëgimisë “ kulturore dhe historike të serbëve.!

Më falë o At, të trazova ! Edhe eshtrat dikur, jo që moti largë në në kohë t`i hodhën në Dri, tani edhe Lahutën t`a humbëm, dhe nuk i vjen më era shqiptari !

O At i përjetshëm, nga ti patëm nxënë që:” Shqipnia e Lahutës ishte për t’u bâ e për t’u ndertue çë në te jo për t’u stolisë as për t’u zbukurue. …. Këta Etën të nderueshëm, Baba të Kombit, e me ta Fishta, s’kishin si ta restaurojnë tempullin e kulturës ilire me copa moderne : misioni i tyne s’ishte vetëm të mbëledhin tepricat e nëntokës apo copat e vjetra ndër gërmadha të mureve çiklopike ilire dhe këto, simbas shijes së kohës, t’i rreshtojshin në muzej modern apo në akademì të harteve e të letrave të hueja, por, përkundra, këta mjeshtra të Kombit muerën mbi vedi ta përtrijshin ketë ndërtesë, ketë kathedrale, që thirret Shqipnì, në stilin klasik të vetin dhe kësajë, tue e pasë naltue me copa origjinale, t’i epshin ajr e dritë sa me e shti në numër e me e bâ të njoftun porsi nji ndër pallatet e kathedralet mâ të përmendunat krahas me shoqet tjera të botës së qytetnueme.”

“Me Lahutë, të punueme me dru e elementa të popullit, me zâ e fjalë të rapsodëve malorë, Frati rapsod, gjet mëndyrën mâ të përshtatshme, mâ të natyrëshmen, mâ efikasen për të shpërndà idetë e veta të shëndoshta kombëtare e njiherit okcidentale. Qellimi i tij qe, të formojë ndër bashkatdhetarë me shkollë e pa shkollë nji botëkuptim real mbi atdhè e lirì, mbi vëlerë shpirtnore e virtyte të racës, virtyte të cilat Shqiptarin e dallojnë nga të gjitha kombet tjera dhe i apin atij nji fizionomì të veçantë.” – Ku mbeti lahuta ?

Më falë o At që po e përsëris që Lahuta këndonte :” Në kuptim të bashkimit për të mbrojtë kufijtë e Shqipnisë, kudo janë në rrezik, në shkollën e Naimit të ambël virgilian e shkollën tënde të fuqijshme homeride, Shqiptarët harrojnë fiset e bajraqet, krahinat e djalektet, dasitë e gjaqet dhe : «E m’ atëherë, shka â Toskë e Gegë, … mlidhen tok, si kokrrat n’ shegë » , «E t’ janë çue Toskë e Dibrânë E jânë ngrehë Lumë e Pejanë, Gàsh, Krasniqe e Gucinjânë, Me Gjakovë e me Tetovë, Me rà n’ Tuz. me rà n’ ushtri. Me dhânë jeten per Shqypni… »

Të falemnderit o At që e këndove :“Në Lahutë Frati lahutàr i diftoi Kombit, se ky s’ishte bajrak as fis, s’ishte pasunì as tokë e muslimanve apo e krishtenëve veçmas, përkundra ishte e âsht tokë e lirë me njerëz të lirë, që zgjidhshin vetë fatin e vet. Ma Lahutë Fishta mësoi, se Shqipnia s’ishte çifllek i kurrkujtë as mall tregtije në duerë të njanit a të tjetrit; s’shte magazinë e pashës as e begut, e agës as e bajraktarit edhe pse pasha e bajraktari, begu e aga mujshin të rrijnë aty, ku kishin vendin, me qyshk të jenë në dobì të tjerëve e të vendit, pa shfrytzue kurrkund, mbasi vendi e të tjerët sbashkut me ta e dora – doras përbâjshin bashkësinë dhe banesën, truellin dhe tokën e racës.

Na falë o At, se ne harruam që “Kjo Shqipnì e ky Atdhè, simbas parimeve të Lahutës mkambej, rindertohej dhe forcohej me bashkim vëllaznuer, me vetmohim të madhit e të vogëlit, me punë e kontribut të gjithve.” Na falë o At!

“E dér m’qiellë ushto brohrija, Kah gerthet fusha e malcija: Per jetë t’ jetës rroftë Shqypníja! Edhè kshtû, mbas sa mjerimit Mbas sa gjakut e shemtimit, E p’r inát t’ Shkjevet t’ Ballkanit Per gazep t’ atij Sulltanit: Si premtue kisht’ perendija: Prap zojë m’ vedi duel Shqypnija.”

( shkrimi i më sipërm është reagim i vonuar, nga se : – Nëntor 2018, Serbia i përvetësoji këngët epike me lahutë dhe i rregjistroji në UNESCO si vlerë e trashëgimisë kulturore serbe!- November 2018, Serbia took the Albanian national epic songs and recorded them in UNESCO as a value of the Serbian cultural heritage! Singing to the accompaniment of the Gusle Serbia

Inscribed in 2018 on the Representative List of the Intangible Cultural Heritage of Humanity

https://ich.unesco.org/…/singing-to-the-accompaniment-of-th…(https://web.facebook.com/BesirBajramii/posts/1885801564800937 )

Fahri Xharra,03.12.18/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Letër e hapur At Gjergj Fishtës: Lahutën e të parëve na e morën serbët
Letër e hapur At Gjergj Fishtës: Lahutën e të parëve na e morën serbët
https://3.bp.blogspot.com/-0Np3GhJQyfM/XAbWAuC30aI/AAAAAAAAb4g/FNmdGRM73AI8RBF_bCgn8HwUFJtUZkvRwCLcBGAs/s640/Screenshot_264-640x449%2B%25281%2529.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-0Np3GhJQyfM/XAbWAuC30aI/AAAAAAAAb4g/FNmdGRM73AI8RBF_bCgn8HwUFJtUZkvRwCLcBGAs/s72-c/Screenshot_264-640x449%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/leter-e-hapur-at-gjergj-fishtes-lahuten.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/leter-e-hapur-at-gjergj-fishtes-lahuten.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy