Mashtrime me shifra, vjedhje me fatura. Kur do hetohet drejtori i OSHEE?

Qeveria nisi në tetor të vitit 2014 një fushatë të gjerë arrestimesh nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, fushatë që dërgoi në burg disa mijëra qytetarë.

Fushata u udhëhoq nga vetëkryeminisitri Edi Rama. I njëjti, të cilit kur i janë kërkuar arrestimet e premtuara në fushatën elektorale për vrasjet e 21 janarit dhe korrupsionin e ish-qeverisë Berisha është përgjigjur se nuk mund të bëhet prokuror e gjykatës.

Suksesi i asaj fushate dëshmoi se çfarë është në gjendje të bëjë Ekzekutivi nëse dëshiron vërtet.

Së paku 2,600 persona u arrestuan. Numri i stërmadh shkaktoi mbipopullim të burgjeve.

Po ndërsa qytetarët e thjeshtë u burgosën në masë për qindarka, askush nuk ka hetuar deri tani, dyshimet e vazhdueshme për shkeljet e rënda miliona euro në procedurat e tenderimit të energjisë elektrike apo aspekte të tjera të menaxhimit të OSHEE.

Këto dyshime janë ngritur përgjatë viteve nga një numër i madh aktorësh, përfshirë Autoritetin e Konkurrencës, Kontrollin e Lartë të Shtetit, raporte investiguese nga media dhe agjenci raportimi si BIRN.

Vetëm një nga raportet mbi punën e OSHEE zbuloi 9.7 milionë euro dëme të shkaktuara në bilancin e kompanisë vetëm nga procedurat e paligjshme të prokurimit të energjisë elektrike.

DITA ka botuar numrin e sotëm disa dokumenta dhe dëshmi që tregojnë se rritja reale e të ardhurave nga OSHEE përgjatë viteve është së paku dy herë më e ulët se sa është pretenduar nga kompania dhe qeveria.

Krahasimi i deklaratave publike me dokumentet zyrtare tregon qartë se OSHEE dhe drejtuesi i saj, Ardian Çela kanë përdorur në vijimësi të dhëna të rreme për ta ushqyer publikun me suksese imagjinare.

Një nga dokumentat e botuar provon se deklarata publike e drejtorit të OSHEE mbi fitimet vjetore të kompanisë nuk përputhet me dokumentin e dorëzuar te Enti Rregullator i Energjisë. Diferenca është në rendin e dhjetëra milionë eurove.

Diçka shumë e rëndë ka ndodhur ndërkohë me atë që njihet si “mbifaturim” që në fakt është një vjedhje masive, direkte, e planifikuar e konsumatorëve, krim për të cilin deri tani askush nuk është vënë përpara përgjegjësisë.

Dokumente dhe dëshmi nga zyrtarë, ish zyrtarë dhe faturistë të OSHEE-së ngrenë dyshime se disa drejtori rajonale të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike kanë mbifaturuar qytetarët në bazë të një plani mujor që shpërndahej nga zyrat qendrore.

Ky plan vjedhjeje kishte për qëllim të fshihte humbjet në rrjet dhe të përmirësonte treguesit e kompanisë.

Një ish-drejtor rajonal ka dëshmuar se pasi faturistët dërgonin leximet e abonentëve për secilin muaj, zyra qendrore e OSHEE-së në Tiranë, përpara se të lëshonte faturën me vlerat respektive, llogariste humbjet për secilin rajon ose çdo njësi dhe pastaj i frynte faturat e qytetarëve për të ulur humbjet.

Pjesë nga dëshmia e tij:

“Pjesa drejtuese bashkëpunonte për të rritur kilovatët aq sa kanë pasur ata nevojë dhe për të rregulluar humbjet në mënyrë abuzive, duke ia mbifaturuar abonentëve. Ata thonë që nuk është mbifaturim, por keqfaturim. Pra një gabim i faturuesve. Por përse ndodhin vetëm gabime keqfaturimi me mbifaturime? Pse nuk ndodhi njëherë keqfaturim për t’i çuar faturën zero atij që ka konsumuar 1000 kilovat?”.

Tre raporte audituese të kompanisë, dy nga ekspertë kontabël të kontraktuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe një tjetër nga kompania ndërkombëtare KPMG, kanë ngritur të njëjtat pikëpyetje mbi saktësinë e të dhënave të faturimit me atë të arkëtimit dhe humbjeve në kompaninë e shpërndarjes të energjisë elektrike.

Drejtori Ardian Çela citohet në të gjitha dëshmitë si përgjegjësi kryesor i abuzimeve.

Çela mori timonin e drejtimit të kompanisë publike, përgjegjëse për mbledhjen e faturave të energjisë, fiks 4 vite më pare, në fillim të dhjetorit 2014, duke zëvendësuar në këtë post Arben Seferajn, pas dorëheqjes së tij të papritur.

Pak muaj përpara emërimit, kur Çela mbante postin e nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit, u kallëzua në Prokurori për shkelje ligjore në procedurat e tenderit për gjelbërimin e qytetit.

Sipas kallëzimit, Çela ka drejtuar Komisionin e Vlerësimit të Ofertave për zbukurimin me palma të qytetit të Durrësit në vitin 2012. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje ligjore në këtë tender dhe një dëm ekonomik që arrin në 7 milionë lekë.

Kjo nuk e pengoi kryeministin të firmoste emërimin e tij.

Sot në ambjentet e biznesit përflitet që asnjë tender i OSHEE nuk fitohet pa u paguar “30 përqindshi”. Emri i Çelës përflitet gjithashtu se ka dalë në një përgjim të autorizuar për persona të tjerë.

Këto përfolje mbeten për t’u hetuar e provuar, por ndërkohë, manipulimi me shifrat dhe krimi i paprecedentë i vjedhjes massive të qytetarëve përmes mbifaturimeve, kanë prova të forta që duhen marrë sa më shpejt në konsiderate nga prokurorët.

 

****

Shkrimet e plota, dëshmitë dhe emrat e të cituarve mund të lexohen sot në DITA versioni print, në të gjitha pikat e shitjes së shtypit në vend/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9437,Camëri,121,Editorial,2069,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,292,Kosovë,2758,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1910,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mashtrime me shifra, vjedhje me fatura. Kur do hetohet drejtori i OSHEE?
Mashtrime me shifra, vjedhje me fatura. Kur do hetohet drejtori i OSHEE?
https://3.bp.blogspot.com/-qPRf7w7mbTE/XAgMZ6MH7zI/AAAAAAAAb-Y/8QCT3HqJD-AHfedhUALUB4MsTCGJ1wOkACLcBGAs/s640/Edi-Rama-Adrian-Cela-osheee-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-qPRf7w7mbTE/XAgMZ6MH7zI/AAAAAAAAb-Y/8QCT3HqJD-AHfedhUALUB4MsTCGJ1wOkACLcBGAs/s72-c/Edi-Rama-Adrian-Cela-osheee-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/mashtrime-me-shifra-vjedhje-me-fatura.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/mashtrime-me-shifra-vjedhje-me-fatura.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy