McAllister: Hapja e negociatave për Shqipërinë në interesin e përbashkët
“Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe progresi i tërë rajonit drejt BE-së i shërben jo vetëm rajonit tonë, por është në interes të vetë BE-së”.
Kështu është shprehur Kryetari i Komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati në Bruksel.
Ministri Bushati e njohu McAllister me ecurinë e reformave prioritare të ndërmarra nga qeveria shqiptare me fokus reformën në drejtësi, duke u ndalur veçanërisht tek zbatimi i vettingut.
Bushati falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, e demonstruar së fundmi dhe në miratimin e rezolutës pozitive për vendin tonë, e cila inkurajon rrugëtimin drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit gjatë vitit 2019.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Bruksel, në kuadër të takimit të Ministrave të Jashtëm NATO-s./ZgjohuShqiptar.info