Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, zbulohet shtatorja e tij në Prizren (VIDEO)

Zymi i Hasit u vizitua të shtunën nga shumë qytetarë vendas dhe të huaj. Këta u mblodhën me qëllim të zbulimit të shtatores së Gjergj Kastriot Skënderbeut e cila u vendos për nderë të 550 vjetorit të vdekjes së tij.

Kjo shtatore u financua tërësisht nga qytetarët e Zymit veçanërisht nga ata që veprojnë jashtë atdheut.

Mirëpo përfaqësues të institucioneve nuk i lanë vetëm hasianët gjatë festës.

Këtu erdhën edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka si dhe personalitete tjera të njohura si Jahja Lluka, Frrok Gjergjaj e avokati Tomë Gashi.

Kryeparlamentari ,Kadri Veseli, u premtoi banorëve të Hasit se viti 2019 do të jetë vit i vecantë për shqiptarët.

“Qoftë myslimanë, qoftë katolikë, veç në Has ndihet plotësisht shqiptar çdo qytetar” tha Veseli.

Nuk munguan as këngë e valle nga trupa e valles nga Hasi, të veshur me veshjet kombëtare karakteristike të kësaj zone.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, njoftoi se gjatë vitit të ardhshëm në Zym do të vendoset edhe një shtatore tjetër, ajo e shkrimtarit e veprimtarit të shquar, Pjetër Bogdanit.

Ndërsa nderi për zbulimin e shtatores iu dha Kadri Veselit, Jahja Llukës dhe një banori nga Zymi që jeton në Kroaci

Nderime u përcollën edhe nga garda ceremoniale dhe nga qytetarët tjerë nga komunat e Kosovës/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, zbulohet shtatorja e tij në Prizren (VIDEO)
Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, zbulohet shtatorja e tij në Prizren (VIDEO)
https://2.bp.blogspot.com/-x183DO8-pIk/XB5ucQglj-I/AAAAAAAAc4Y/tcNy3SOvhqwIjEcu4lXdV0frz10LylK6QCLcBGAs/s640/43671184-5862-4B8E-BC63-315E79A90524-768x432-640x360.png
https://2.bp.blogspot.com/-x183DO8-pIk/XB5ucQglj-I/AAAAAAAAc4Y/tcNy3SOvhqwIjEcu4lXdV0frz10LylK6QCLcBGAs/s72-c/43671184-5862-4B8E-BC63-315E79A90524-768x432-640x360.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/me-rastin-e-550-vjetorit-te-vdekjes-se.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/me-rastin-e-550-vjetorit-te-vdekjes-se.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy