Media italiane: Shqipëria e Veriut, perla e Ballkanit!

Përfytyroni të udhëtoni në një vend ende larg zonave të turizmit masiv. Përfytyroni, pastaj, të zbuloni zona më të thella dhe më pak turistike. Zona ku nuk ekziston as kaosi dhe as trafiku, ku jeni të rrethuar vetëm nga natyra dhe ku vizitorët, me përjashtim të ndonjë aventurieri, numërohen me gishtat e një dore. Një ëndërr? Jo në Shqipëri, shkruan faqja e specializuar turistike italiane thetravelnews.it, raporton ata.

”Ju kemi folur tashmë për plazhet e Rivierës së jugut, për kryeqytetin plot gjallëri, Tiranën dhe për qytetet historike të vendit. Këtë herë do t’ju marrim me vete në një udhëtim në thellësi të Veriut, mes maleve të larta, pyjeve me gështenja dhe agroturizmit, ku do t’iu gëzoheni me kënaqësi shijeve të traditës lokale.

Një udhëtim për të zbuluar një rajon ballkanik ende në pjesën më të madhe i paeksploruar, ku shkohet për rigjenerim, për të qëndruar në kontakt me natyrën dhe, mbi të gjitha, për të rigjetur veten.

Majat e larta të maleve prekin qiejt. Poshtë, fusha me trumza deri sa të ha syri, livadhe ku delet kullosin në qetësi dhe pyje që ndryshojnë ngjyrën sipas stinëve. Paraqitet kështu, peizazhi rural përreth Shkodrës, qendra kryesore e Shqipërisë së Veriut.

Një qytet me kulturë të jashtëzakonshme, qyteti i muzeut të vetëm fotografik të vendit, Muzeu Marubi, dhe i kështjellës më të madhe të Ballkanit, Kështjella e Rozafës. Më pas është edhe Liqeni i Shkodrës, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, sipërfaqja më e madhe ujore e Gadishullit Ballkanik. Përreth brigjeve të tij pjellore kanë marrë jetë fshatra të vegjël ku fermerët lokalë, duke ndjekur ritmin e stinëve, kultivojnë prodhime tipike të zonës, mbarështojnë bagëti dhe, prej pak kohësh mikpresin në shtëpitë e tyre turistë në kërkim të vendeve autentike ku mund të kalojnë një apo më shumë net gjatë udhëtimit në Vendin e Shqiponjave.

Bëhet fjalë për ferma të vogla turistike, të menaxhuara nga familjet vendase dhe të mbështetura nga projekte ndërkombëtare, të koordinuara me organizatat lokale.

Mes tyre, është edhe CEED Albania, një OJQ, që, nëpërmjet projektit ”Agro Tourism Albania”, ka ndihmuar gjashtë ferma të vogla turistike, që ndodhen në zonat më të varfra të Shqipërisë së Veriut për t’u futur në tregun agro-turistik nëpërmjet ndihmës ekonomike. Kjo OJQ i mbështet në procesin e marketingut dhe të zhvillimit të aftësive në sektorin bujqësor.

Cili është emëruesi më i vogël i përbashkët i këtyre gjashtë realiteteve (përveç faktit që gjenden në kontekste të mrekullueshme natyrore)? Krijimi i një tip turizmi të qendrueshëm që përfshin komunitetin, respektimi i mjedisit rrethues dhe ndihmat ndaj tij për të qenë ekonomikisht i pavarur. Pra, agroturizmi është kufiri i ri i turizmit shqiptar? Nëse në vende si Italia, ky sektor është aktualisht më i përparuar dhe përfshin një numër të madh punëtorësh, në Shqipëri është ende në fillesa dhe mund të përfaqësojë një model të vlefshëm të një ekonomie të qendrueshme dhe një instrument të rizbulimit dhe të konservimit të identitetit të saj kulturor.

Faktikisht, Shqipëria është një vend rural dhe, vitet e fundit, shqiptarët kanë filluar të rivlerësojnë traditat dhe identitetin e tyre, mbi të gjitha kulinarinë. Kështu pra, për të vlerësuar ushqimin e stinës, tipik dhe të vërtetë, ndërsa udhëtoni në veri të vendit, pushoni në fermën agroturistike ”Marku”, ku pronarët, pasi kishin jetuar për shumë vite në Siçili, krijuan një biznes të vogël ku mikpresin klientët të cilët shijojnë mëngjesin (marmalatë, reçel dhe makarona të furrës). Akoma më shumë, nëse jeni përreth Shkodrës, aty ndodhet ferma agroturistike ”Shega”: një kënd idilik, i rrethuar nga pemë frutore që shërbejnë, veç të tjerash, lëng të freskët shege të posa shtrydhur. Për të qenë më pranë natyrës, janë edhe dy adresa të tjera, të dyja në zonën e Malësisë së Madhe: ferma agroturistike ”Kantina” në Koplik, që dhuron jo vetëm pamje të mrekullueshme të Liqenit të Shkodrës, por edhe xhiro mes vreshtave të familjes dhe mundësinë për të provuar verëra, si Kallmeti, dhe ferma tjetër ”Rruga e Mullirit”, e zhytur në pyjet me gështenja të Reçit që kanë si strehë Alpet, që ofron një panoramë të pakrahasueshme, kuzhinë të shkëlqyer dhe ekskursione për zbulimin e shpellave antike.

Dhe për diçka akoma më të egër? Duhet të shkoni në Pukë, në brendësi të veriut, ku ju ndjekin pyje me bredha, lumenj dhe kavaleta me kashtë. Këtu, ferma ”Devin” i përfshin të ftuarit në aktivitetet bujqësore si vjelja e frutave dhe perimeve, ndërkohë që edhe i shëtit ata. Ferma tjetër ”Lajthia e vogël” është vendi ideal për kombinimin e vizitave duke shkuar edhe në Pukë, një nga zonat më pak turistike, por më autentiket e gjithë Shqipërisë.

Një udhëtim në këtë zonë nuk është për të gjithë. Kush kërkon luks, ekstravagancë dhe modernizëm, të shkojë diku tjetër. Këtu mbretëron natyra e paprekur, mikpritja dhe shijet autentike të traditës lokale. A mund të kërkosh për më mirë?”, përfundon thetravelnews.it./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Media italiane: Shqipëria e Veriut, perla e Ballkanit!
Media italiane: Shqipëria e Veriut, perla e Ballkanit!
https://3.bp.blogspot.com/-V5mumyY0giM/XALbSoFsmEI/AAAAAAAAbtI/ubXtCuNZA-s2kBRvzdC_YkseZS4Zv4x1ACLcBGAs/s640/A1-696x392-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-V5mumyY0giM/XALbSoFsmEI/AAAAAAAAbtI/ubXtCuNZA-s2kBRvzdC_YkseZS4Zv4x1ACLcBGAs/s72-c/A1-696x392-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/media-italiane-shqiperia-e-veriut-perla.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/media-italiane-shqiperia-e-veriut-perla.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy