“Nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat, Europa do të humbasë besueshmërinë”

Nëse në Qershor të 2019 Shqipërisë nuk do t’i çelen negociatat e anëtarësimit, atëherë do të kishte jo vetëm pasoja negative për rajonin, por vetë institucionet europiane do të humbisnin besueshmërinë.

Qëndrimi është i raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein i cili në një intervistë për Tv Klan thotë se me raportin që hartoi për ecurinë e reformave në Shqipëri e që mori miratimin e Parlamentit Europian javën e shkuar, kërkohej t’i përcillej një mesazh Këshilli të Ministrave të BE.

“Mesazhi kyç për Shqipërinë është: Vazhdoni kështu, por ka gjithashtu disa pika, ku ne do të donim të shihnim më shumë rezultate. Por ishte një mesazh drejtuar gjithashtu Këshillit të ministrave, që ne i mbahemi vendimit tonë dhe mbështesim Komisionin Europian për hapjen e negociatave dhe kërkojmë që ato të hapen vitin e ardhshëm. Nëse kjo nukd ndodh, nuk do ketë rrjedhoja negative vetëm për rajonin, por edhe për institucionet europiane. Nëse ato nuk janë të besueshme, atëherë harroji ato”.

Fleckenstein shpreh sigurinë se procesi i Vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët duhet të vijojë si dhe duhet të plotësohen vendet vakante në sistemin e drejtësisë.

“E kuptoj që është një situatë e vështirë, por kjo mund të ndodhë në një fazë të tillë tranzitore. Problemet nuk mund të zgjidhen të gjitha njëkohësisht. Duhet pak durim për këtë. Nga ana tjetër është absolutisht e nevojshme, që gjykatat dhe prokuroritë të funksionojnë dhe që këto poste vakante të mbushen”.

Në raportin e miratuar nga Parlamenti Europian i kërkohej klasës politike në Shqipëri të miratonin reformën zgjedhore si dhe të bashkëpunimin në Parlament për reformat që kërkohen nga vendi ynë për t’u çelur negociatat./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat, Europa do të humbasë besueshmërinë”
“Nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat, Europa do të humbasë besueshmërinë”
https://1.bp.blogspot.com/-7hFZkml1pEM/XAVW3Q85aSI/AAAAAAAAbyM/mi7b5G2mEW4lTJcWCYE9Q3IeyfvTHIhCwCLcBGAs/s640/FLECKENSTEIN.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-7hFZkml1pEM/XAVW3Q85aSI/AAAAAAAAbyM/mi7b5G2mEW4lTJcWCYE9Q3IeyfvTHIhCwCLcBGAs/s72-c/FLECKENSTEIN.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/nese-shqiperise-nuk-i-hapen-negociatat.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/nese-shqiperise-nuk-i-hapen-negociatat.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy