OMONIA sulmoi gazetarin Marin Mema, reagon AMA: Deklarata absurde dhe ekstremiste!

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar lidhur me një deklaratë të publikuar nga organizata OMONIA. Në qëndrimin e saj zyrtar AMA ndër të tjera shkruan se “Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, u njoh me një deklaratë të djeshme për median lëshuar nga organizata OMONIA, dega Sarandë, si reagim ndaj dëmtimit të një pllake përkujtimore dedikuar një figure që përshkruhet si “luftëtar i minoritetit etnik grek”.

“Ajo që bie në sy në deklaratën e OMONIA-s, në të cilën kërkohet dhe reagimi i Autoritetit të Medias, është fajësimi për këtë akt i medias dhe sulmi ndaj saj, konkretisht rreth një përmbajtjeje me sfond historik që është transmetuar së fundmi në televizionin Top Channel nga gazetari Marin Mema. Gazetarët dhe përmbajtjet mediatike që ata përgatisin nuk mund të sulmohen dhe anatemohen me qëndrime ekstremiste, me mjete dhe shantazhe politike.

Kjo është kundërproduktive. Aq më tepër, kur emisioni në fjalë nuk përmban gjuhë urrejtje apo diskriminimi, por prezanton me dokumente historikë të dhëna mbi ngjarje dhe personazhe të caktuara. Përballja me faktet dhe opinionet e gazetarëve nuk mund të bëhen me frymë armiqësore ndaj tyre, duke miksuar problematikën e rendit publik me nevojën e lirisë së fjalës dhe të shprehjes. Nuk mund të bëhet as duke bërë vlerësime politike a dogmatike, jashtë kontekstit dhe me ngarkesa të së shkuarës e të sotmes, si nxitje për sulme dhe kufizime të misionit dhe të pavarësisë së medias, dimensione bazike për çdo institucion dhe shoqëri demokratike.

Qëndrimi i OMONIA-s përligj hapur rastin absurd të vijimit të shpalljes “non grata” nga autoritetet e shtetit fqinj të gazetarit Marin Mema, vetëm se ai publikoi në televizionin ku punon një reportazh mbi shqiptarët në Greqi, bazuar në të dhëna dhe dokumente të hulumtuara.

Ndaj dhe na duket i pavend, i papërshtatshëm dhe në pozita ekstremiste qëndrimi publik i OMONIA-s kundër medias audiovizive dhe gazetarëve.

AMA vijon të mbetet e angazhuar për parandalimin dhe evitimin e gjuhës së urrejtjes dhe të diskriminimit të çdo lloji në transmetimet audio dhe audiovizive, që nxisin armiqësi mes popujve, apo që instrumentalizojnë aspekte që lidhen me trajtimin e pakicave në Shqipëri.

AMA i apelon institucioneve të shtetit shqiptar, në mënyrë të veçantë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, që të ndikojë me të gjitha instrumentet ligjore dhe institucionale dhe të mbështesë garantimin e lëvizjes së lirë të gazetarëve shqiptarë, në ushtrimin e profesionit, në favor të lirisë së fjalës dhe mendimit të lirë”, nënvizon AMA./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9319,Camëri,121,Editorial,2042,Ekonomi,508,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1478,Iliridë,289,Kosovë,2699,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,568,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: OMONIA sulmoi gazetarin Marin Mema, reagon AMA: Deklarata absurde dhe ekstremiste!
OMONIA sulmoi gazetarin Marin Mema, reagon AMA: Deklarata absurde dhe ekstremiste!
https://3.bp.blogspot.com/-mNT-ERcirpA/XAfp0dcZIEI/AAAAAAAAb7s/VPFtg8Jj6y0yonoZgJ36RJ_0b3Pl5HBewCLcBGAs/s640/Marin-MEMA.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-mNT-ERcirpA/XAfp0dcZIEI/AAAAAAAAb7s/VPFtg8Jj6y0yonoZgJ36RJ_0b3Pl5HBewCLcBGAs/s72-c/Marin-MEMA.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/omonia-sulmoi-gazetarin-marin-mema.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/omonia-sulmoi-gazetarin-marin-mema.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy