​Pacolli tregon se si Serbia angazhoi vajza të bukura për të lobuar kundër Kosovës

Për më shumë se katër orë, ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme. Në këtë raportim, kreu i diplomacisë kosovare është përgjigjur për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe lajmet se disa shtete kanë tërhequr njohjet e tyre.

Me këtë rast ai ka konfirmuar se Kosova do të aplikojë edhe në vitin 2019 për t’u bërë anëtare e Interpolit.Pacolli ka folur edhe për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol, ku ka thënë se Kosova ka bërë një punë të madhe, por sipas tij lobimi që ka bërë Serbia ka ndikuar te disa shtete. Ai ka marrë edhe një shembull se si shteti serb ka ndikuar te shtetet për mos anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion të sigurisë. Për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Pacolli ka thënë se ndjehet fajtor, por megjithatë ka potencuar sërish se dikasteri që ai udhëheq ka bërë gjithë atë që është dashur të bëhet.

Pacolli ka kërkuar që të mos i quajnë takimet që realizon nëpër institucionet ndërkombëtare, takime nëpër korridore e skuta, pasi ato janë mundësitë e shtetit të Kosovës, pasi vendi ynë nuk ka zyrë në OKB. Këtu ai është treguar më i ashpër ndaj mediave, me ç’rast është shprehur se nuk iu falet atyre nëse kontributi i tyre shkon në dëm të shtetit.

Sa i përket njohjeve të Kosovës nga vendet e tjera, ministri Pacolli është shprehur i bindur se Kosova gëzon 116 njohje. Kreu i diplomacisë kosovare po ashtu ka folur edhe për tërheqjet e njohjeve të Kosovës, me ç’rast thënë se nuk ka ardhur asnjë shkresë për tërheqje njohjesh, duke mohuar zërat se një gjë e tillë ka ndodhur.

Teksa ka shtuar se ujdhesa Solomon, Liberia, Domenika dhe Grenada nuk e kanë tërhequr njohjen, duke thënë se nuk ka se as çfarë të diskutohet lidhur me këto katër shtete. Ministri Pacolli tha se këto shtete janë të varfra ekonomikisht dhe Serbia e ka shfrytëzuar këtë, teksa ka kërkuar që të mos flitet më për tërheqjen e njohjeve, pasi sipas tij, është Serbia që dëshiron që të debatohet për tërheqje të njohjeve.

Ai ka thënë se Serbia po e keqpërdor dialogun, teksa ka thënë se kjo e fundit ka investuar 32 milionë euro për të lobuar kundër Kosovës.Gjatë raportimit të tij para deputëtëve, Pacolli është pyetur nga deputët edhe për deklaratat e ish-diplomatit të Kosovës Sabri Kiqmari, ku ky i fundit pati thënë se ka tërheqje të njohjeve. Me këtë rast, ai është shprehur se nuk e njeh personalisht Kiqmarin, teksa sa i përket ish-ministrit të Punëve të Jashtme, tash zëvendëskryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se ndoshta ai di diçka më shumë, porse deri më tash nuk ka pasur diçka të tillë zyrtare në MPJ./KosovaPress/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10279,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,596,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1669,Iliridë,324,Kosovë,3033,Kulture,808,Luginë,71,Moti,2,Politik,2074,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: ​Pacolli tregon se si Serbia angazhoi vajza të bukura për të lobuar kundër Kosovës
​Pacolli tregon se si Serbia angazhoi vajza të bukura për të lobuar kundër Kosovës
https://1.bp.blogspot.com/-u3hA7RMd3KY/XBvBRxl1rJI/AAAAAAAActQ/3E0S2LDua6Ufwfu8VrrGAp6KCvXYLs8VACLcBGAs/s640/pacolli.png
https://1.bp.blogspot.com/-u3hA7RMd3KY/XBvBRxl1rJI/AAAAAAAActQ/3E0S2LDua6Ufwfu8VrrGAp6KCvXYLs8VACLcBGAs/s72-c/pacolli.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/pacolli-tregon-se-si-serbia-angazhoi.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/pacolli-tregon-se-si-serbia-angazhoi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy