Serbët e veriut kërkojnë nga Brukseli vendosjen e sanksione për Kosovën

Serbët e pjesës veriore të Mitrovicës edhe sot kanë mbajtur një protestë para zyrës së BE-së dhe EULEX-it.

Serbët e pjesës veriore të Mitrovicës gjatë ditës së sotme kanë mbajtur një protestë para zyrës së BE-së dhe EULEX-it, shkruan lajmi.net.

Përmes kësaj proteste serbët i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të vendosin sanksione ndaj Kosovës për shkak të vendosjes së taksës për mallrat e Serbisë.

Në emër të protestuesve, drejtori i Qendrës Klinike Spitalore në pjesën veriore të Mitrovicës, Milan Ivanoviq, lexoi disa kërkesa.

Ivanoviq në fjalimin e tij theksoi se, tarifat e vendosura nga Kosova, arrestimi i serbëve për siç tha ai, akuza të rrejshme dhe formimi i ushtrisë së Kosovës është vetëm për të frikësuar serbët dhe për të krijuar një “Shqipëri të madhe”, transmeton më tutje lajmi.net.

Ai po ashtu tha se serbët po kërkojnë garanci të fortë që Njësiti Special i Policisë dhe FSK-ja të mos jenë të pranishëm në veri të Mitrovicës, pasi që sipas tyre, kjo do të ishte mënyra e vetme për të shmangur një konflikt të ri.

Gjithashtu, u tha se përfaqësuesit politikë të serbëve nuk do të kthehen në institucionet e Prishtinës deri në anulimin e tarifave.

Ivanoviq tha se Serbia ishte me qytetarët e saj në Kosovë.

“Situata është serioze dhe e vështirë, por të gjithë jemi këtu për të thënë që nuk do të lejojmë dhe nuk do të largohemi nga shtëpitë tona. Shteti ynë (Serbia) nuk do të lejojë spastrim etnik dhe dhunë kundër serbëve”, tha Ivanoviq.

Ai i bëri thirrje Serbisë që të reagojë me masa reciproke.

“Dhe ne i bëjmë thirrje shtetit të marrë në konsideratë reciprocitetin, të kthejë radarin në Kopaonik, të forcojë institucionet dhe institucionet e mbrojtjes civile, për të siguruar komunikimin, para së gjithash, në zonat e Jarinjes dhe Bërnjakut …”, tha ndër të tjera Ivanoviq.

Po ashtu protestuesit mirëpritën vendimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se dialogu me Kosovën mund të vazhdojë vetëm pas heqjes së taksës.

Duke folur në emër të protestuesve Ivanoviq ka thënë po ashtu se e mirëpresin qëndrimin e Serbisë për të mbrojtur serbët e Kosovës si dhe po ashtu, protestuesit kundërshtuan themelimin e Ushtrisë së Kosovës duke e cilësuar si kërcënim për ta./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Serbët e veriut kërkojnë nga Brukseli vendosjen e sanksione për Kosovën
Serbët e veriut kërkojnë nga Brukseli vendosjen e sanksione për Kosovën
https://4.bp.blogspot.com/-wZwATzT2d9Y/XBumhAuNO8I/AAAAAAAAcqQ/80ZqNBmbhXAuzur1FC60lnEtGr2c1qNggCLcBGAs/s640/auto_auto_1200px-Pont__AUSTERLITZ__Mitrovica15408333181543320543-700x400.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-wZwATzT2d9Y/XBumhAuNO8I/AAAAAAAAcqQ/80ZqNBmbhXAuzur1FC60lnEtGr2c1qNggCLcBGAs/s72-c/auto_auto_1200px-Pont__AUSTERLITZ__Mitrovica15408333181543320543-700x400.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/serbet-e-veriut-kerkojne-nga-brukseli.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/serbet-e-veriut-kerkojne-nga-brukseli.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy