“Serbët i keqatrajtuan kur ishin në jetimore, por sot shqiptarët i nderuan”

Keqatrajtoheshin, rriheshin duke u lidhur nëpër krevatet e jetimores në Mitrovicë nga mësuesit serbë... as shqipja nuk dilte nga goja e tyre pasi mësuesit nuk do të toleronin gjuhën e shqiptarit.

Kjo është historia e dy motrave jetime, Albinë e Dafinës, të cilat fati i përpëliti në jetimore e më tutje në rrugë. Albina e Dafina jetuan për disa kohë në një familje adoptuese dhe pavarësisht se nuk kishin të njëjtin gjak, u bënë më shumë se motra së bashku. Nuk vonoi shumë lumturia e tyre, pasi të dy motrat jetime e humbën dhe familjen adoptuese. Ato mbetën në rrugë, fillikat në Prishtinë.

Por historia e tyre mori një kthesë. Shqiptarët nuk i harruan të dyja motrat e përvuajtura dhe i bënë me një shtëpi të re. Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” ndoqi rastin e dy vajzave dhe arriti që përmes donacioneve të shqiptarëve t’u blejë një shtëpi Albinës e Dafinës.

Elvis Naçi shkoi në Prishtinë për t’i dhënë lajmin e mirë dy jetimeve, duke i thënë se ajo që i bënë serbët nuk do të ndodhë më kurrë.

Elvis Naçi: Shpresoj që ato ditë të vështira të mos jenë më... të gjithë bashkë, sepse nuk kam dëshirë të përmend ata që sjanë mirë me ju, se dua të them që ata që i bëjnë keq shqiptarëve u mbetet turpi dhe e keqja historike. Sado e gjatë të jetë një natë ju kurrë mos e humbni shpresën se dielli shndërrit në mëngjes. Shpresoj t’i harroni ato ditë të vështira.

E teksa Albina e Dafina hyjnë në shtëpinë e re, lotët nisin. 

Elvis Naçi i pyet vajzat për shtëpinë, por Albina është ajo që preket më së shumti. 


Naçi ka një premtim për vajzat, se shqiptarët nuk do t’i braktisin më kurrë.

Albina qan


Elvis Naçi: Të lutem sot mos qaj, sot është ditë e gëzueshme


Merita Lezi, gruaja që i mbajti për disa kohë në shtëpi vajzat përlotet: Për ne është një mrekulli që ka ndodh... për me u mbaru për kaq shpejt kjo punë, për ne është një mrekulli

Elvis Naçi: Kur tregonin se ato nuk i donin asnjëherë, ishte koha kur shqiptarët ishin të dobët... kurse sot shyqyr Zotit, shqiptarët janë bashku, janë më të fortë dhe kurrë nuk e lejojnë më atë që ndodhi atëherë. Ne sot atë errësirë që ndodhi jo për faj të tyre në jetë, ne t’i japim dritë për motrat tona, edhe ato të kenë shtëpinë e tyre.


Albina: Meqë prindërit na lanë, na dërguan në jetimore dhe ku kishim keqtrajtime të mëdha nga serbët... sot na gëzuan shqiptarët me këtë shtëpi... Zoti ju shpërbleftë.

Elvis Naçi: Shpresoj që të keni vetëm ditë të begata dhe që ju të mos derdhni më asnjë lot hidhërimi. Ne na keni pranë në çdo hap.

Në shtëpinë e re të Albinës e Dafinës vjen dhe këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli. 

Ajo i përqafon vajzat dhe u sjell një dhuratë simbolike për shtëpinë e re.


Kjo është një dhuratë e vogël, simbolike, për shtëpinë tuaj të re.  Ju do të keni një jetë të lumtur tani e tutje, do ti harroni dramat që keni kaluar. Unë e admiroj këtë emision të tillë. Shikoj njerëzit sa humanë janë dhe sa e shtrijnë dorën. Të falënderoj nga zemra dhe ju, lum ju që jeni kështu” iu drejtua Shyhrete Behluli, Elvis Naçit.

Elvis Naçi: Kur hyri Zonja Shyhrete vajzat u gëzuan pasi e admironin këngën e saj. Ajo shtëpi është blerë 24 mijë euro por ajo bën më shumë dhe falënderoj shumë pronarin që edhe ai na ndihmoi. Serbët i keqtrajtuan kur ishin në jetimore, shqiptarët i nderuan. Mos e harroni, që nëse e kaluara na lëndoi, sot ka ardhur koha të ngrihemi e të fuqizohemi. /Gazeta Express
/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10272,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,595,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1668,Iliridë,323,Kosovë,3029,Kulture,807,Luginë,71,Moti,2,Politik,2072,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Serbët i keqatrajtuan kur ishin në jetimore, por sot shqiptarët i nderuan”
“Serbët i keqatrajtuan kur ishin në jetimore, por sot shqiptarët i nderuan”
https://4.bp.blogspot.com/-SHfTg_MIQdI/XB5j0spetXI/AAAAAAAAc3g/LHLSDnHqghk36a3QCcQqqFnaWf6FkABQgCLcBGAs/s640/qan_1545416049-8574417.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-SHfTg_MIQdI/XB5j0spetXI/AAAAAAAAc3g/LHLSDnHqghk36a3QCcQqqFnaWf6FkABQgCLcBGAs/s72-c/qan_1545416049-8574417.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/serbet-i-keqatrajtuan-kur-ishin-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/serbet-i-keqatrajtuan-kur-ishin-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy