Serbia mbyll terminalin doganor në Preshevë

Nën arsyetimin se ka rënë importi dhe eksporti, Qeveria e Serbisë ka mbyllur terminalin doganor në Preshevë, duke e zhvendosur në Vranjë, 40 kilometra larg kufirit. Mbyllja e këtij terminali ka ngjallur reagime në Luginën e Preshevës, ku këtë vendim e shohin si reflektim politik.

Përmes një komunikate për opinion, Ministria e Financave dhe Ekonomisë e Serbisë, Bordi i Doganave, ka bërë të ditur se do të mbyllet Terminali doganor në Preshevë, ndërsa i njëjti do të transferohet në qytetin e Vranjës, rreth dyzet kilometra nga Presheva. E tërë kjo, gjithnjë sipas komunikatës, për shkak të rënies së importit dhe eksportit dhe vështirësive për financimin e këtij institucioni në Preshevë.

Besnik Sadiku, kryeshef i shërbimit të Financave në Komunën e Preshevës, e ka vlerësuar të dëmshëm mbylljen e terminalit doganor, raporton televizioni publik i Kosovës.

Mbyllja e terminalit doganorë ka ngjallur reagimet edhe të shoqërisë civile. Besim Shabani, nga organizata joqeveritare “Agjencioni për Zhvillim – Preshevë”, ka kritikuar qeveritarët e Beogradit për mosgatishmëri të zhvillimit ekonomik të komunës së Preshevës në të cilën mbi 95 % jetojnë shqiptarët.

Nga Presheva, fillimisht u largua Gjykata, më pas radhazi u mbyllën disa banka duke e lënë vetëm një në tërë qytetin, pastaj Administrata tatimore u zhvesh nga kompetencat dhe së fundi u largua edhe Terminali Doganor.

Në rrethana të tilla, Presheva, nga një qendër, po shndërrohet në një Bashkësi Lokale me kompetenca të varura nga qendra në Vranjë e cila është rreth dyzet kilometra larg Preshevës, konstatojnë njohësit e çështjeve ekonomike./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9437,Camëri,121,Editorial,2071,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,292,Kosovë,2758,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1910,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,570,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Serbia mbyll terminalin doganor në Preshevë
Serbia mbyll terminalin doganor në Preshevë
https://1.bp.blogspot.com/-GVhrAgTArhw/XAQ9QQVhGQI/AAAAAAAAbxM/zQCltl2xx7AlZeF3RMtJfKV6oaS7dzYJQCLcBGAs/s640/Screenshot_160-640x422.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-GVhrAgTArhw/XAQ9QQVhGQI/AAAAAAAAbxM/zQCltl2xx7AlZeF3RMtJfKV6oaS7dzYJQCLcBGAs/s72-c/Screenshot_160-640x422.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/serbia-mbyll-terminalin-doganor-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/serbia-mbyll-terminalin-doganor-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy