Si shpenzohen miliardat nga Universitetet shqiptare... asnjë kacidhe për studentëts

Top Story ka bërë një analizë të detajuar të prokurimeve të kryera nga Universitetet në vitin 2018, ku duket se ai i Elbasanit thyen rekorde për shumat e parave që shpenzon.

Një pjesë e mirë e parave, shkojnë për siguri fizike, dhe aty shpërdorimi është galopant.

Universiteti i Elbasanit ka zhvilluar një tender për shërbimin e ruajtjes me fond limit prej 350 milionë lekësh të vjetra. Fituese është shpallur një kompani me ofertë prej 348 milionë e 375 mijë lekë.

Universiteti i Shkodrës ka shpenzuar plot 275.5 milionë lekë të vjetra në një vit për sigurinë ndërkohë, një vendroje ditore kushton 83 mijë lekë të vjetra. Duhet të kemi parasysh se një rojë private, nuk paguhet më tepër se 10 mijë lekë të vjetra për ditë pune. Ky është një korrupsion i pastër.


Edhe Universiteti i Mjekësisë, shpenzon plot 83 mijë lekë për një vendroje ditore ndëkohë fondi i prokurorimit është 182 milionë lekë të vjetra.

Panorama është e njëjtë edhe për Universitetin e Vlorës, që shpenzon 262.3 milionë lekë për shërbimin e sigurisë. Ndërkohë, Universiteti i Korçës ka shpenzuar po për shërbimin e ruajtjes 158 milionë lekë.

Universiteti i Sporteve, që ka vetëm një godinë, dhe ka shpenzuar plot 61 milionë lekë për shërbimin e ruajtjes.

“Analizën që kemi bërë ne, edhe bankat që kanë vlerë monetare të mëdha, nuk ruhen me këto vlera. Sigurisht që dhe vetë ministria, po të vëmë re, ka një shifër, prej 20 milion lekësh të ruajtjes së godinës së tyre”, tha Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare.

Top Story u ndal dhe se si drejtuesit e universiteteve, i shpenzojnë paratë për karburant, për komoditetin e tyre, me mjetet që i kanë blerë po me paratë e mbledhura nga tarifat e studentëve.

Universiteti Politiknik, kryen një prokurim me vlerë 68.6 milionë lekë vetëm për karburant. Ndërkohë, Universiteti i Elbasanit edhe në këtë drejtim nuk i ka kursyer shpenzimet, vlera e kontratës ka shkuar plot 54.9 milionë lekë.

Vetëm për një zyrë, ku 7 anëtarët e Bordit të Universitetit të Vlorës nuk mblidhen më shumë se një herë në muaj, janë shpenzuar plot 41.8 milionë lekë.

Ndërkohë, Universiteti i Mjekësisë ka shpenzuar në një prokurim plot 227 milionë lekë për orendi për zyra. Zyrat përdoren nga drejtuesit e universitetit dhe shefat e departamenteve. Studentët ndërkohë vishen trashë në auditoret e këtij universiteti, për shkak të mungesës së kushteve.

Drejtuesit e Universitetit Bujqësor nuk janë kursyer për portën hyrëse dhe rrethimin e godinës, një investim që ka kushtuar plot 627.8 milionë lekë të vjetra. Siç shihet nga pamjet e Top Story, ky rrethim ende nuk ka nisur. Por në vend që këto para të përdoreshin për studim shkencor, universiteti i ka shpenzuar për kangjella rrethuese./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10272,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,595,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1668,Iliridë,323,Kosovë,3029,Kulture,807,Luginë,71,Moti,2,Politik,2072,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si shpenzohen miliardat nga Universitetet shqiptare... asnjë kacidhe për studentëts
Si shpenzohen miliardat nga Universitetet shqiptare... asnjë kacidhe për studentëts
https://2.bp.blogspot.com/-wURG04Ny-tA/XBvDJ1JK35I/AAAAAAAActc/yhitqSpl4K8uzE7gYyGlIXUOp7oqjpeDgCLcBGAs/s640/auto_screenshot-22_1545253614-43746821545255766.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-wURG04Ny-tA/XBvDJ1JK35I/AAAAAAAActc/yhitqSpl4K8uzE7gYyGlIXUOp7oqjpeDgCLcBGAs/s72-c/auto_screenshot-22_1545253614-43746821545255766.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/si-shpenzohen-miliardat-nga.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/si-shpenzohen-miliardat-nga.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy