Si u dënua i biri i Ismail bej Vlorës nga Enver Hoxha për “armëmbajtje pa leje” dhe fundi tragjik

Dje, shqiptarët festuan “Ditën e Flamurit”, një ngjarje që pa Ismail bej Vlorën nuk do të ishte bërë e mundur.Por, gjatë viteve, familja e tij jo gjithmonë ka marrë nderimet e duhura. Madje, djali i tij, Qamili, u dënua nga komunistët dhe vdiq në moshë të re për shkak të vuajteve nëpër burgje. Ai ishte një nga 9 fëmijët e “Plakut të urtë të Vlorës”, të mbiquajtur “Baba të Kombit”, i vetmi i cili qëndroi në Shqipëri dhe që për faktin se s’iu nënshtrua pseudo-nacionalistëve komunist, i vuajti pasojat me jetë.

Qamil Vlora, vlerësuar “Kavalier i Legjionit të Nderit” (Francë), “Kavalier i Urdhërit të Skënderbeut”, njohës i 12 gjuhëve të huaja… diplomat, një “encikolopedi lëvizëse”, vdiq nga turbekulozi që mori në burg. Komunistët e dënuan për “armëmbajtje pa leje”… Ishte vetëm 55-vjeç.

Biografia- Lindi në Stamboll, më 14 dhjetor 1895, ku kaloi gjithë fëmijërinë e tij, deri në vitin 1912, kur i ati i tij, Ismail Qemali, u largua përfundimisht nga Turqia për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Mësimet e para i mori në Stamboll, më pas vazhdoi Liceun në Nicë (Francë), ku mbaroi edhe Universitetin e Departamentit të Bouches du Rhône.

Pas vdekjes së Ismail Qemalit (1919) u kthye në Vlorë dhe në vitin 1921 u zgjodh Kryetar i Federatës «Atdheu» (Dega e Vlorës). Më 1923 u vendos në Tiranë dhe u emërua sekretar i rangut të III-të në Ministrinë e Jashtme, ndërsa në fillim të vitit 1925 u emërua sekretar i Parë i asaj Ministrie. Gjatë qëndrimit në këtë funksion u nderua nga Presidenti i Republikës franceze me urdhërin e lartë «Chavalier de la Légion d’Honneur» (13 nëntor 1926) dhe, dy vjet më vonë, në shkurt 1928, me propozim të Ministrisë së Jashtme, u dekorua nga presidenti i Republikës shqiptare, Ahmet Zogu, me titullin «Kavalier i Urdhërit të Skënderbeut».

Gjatë aktivitetit të tij, në Ministrinë e Jashtme, për një kohë të shkurtër u emërua kryekonsull në Selanik dhe zëvendës.drejtor administrativ i asaj Ministrie. Në gusht të vitit 1932 u akuzua se bënte pjesë në «Organizatën e Fshehtë të Vlorës», një komplot antizogist. Pavarësisht se nuk pati prova për pjesëmarrjen e tij në atë organizatë, ai u largua nga Shqipëria, së bashku me familjen, dhe me ndihmën e mikut të tij Justin Godart u vendos në Francë.

U kthye në atdhe më 1939 dhe u emërua anëtar i Këshillit të Shtetit. Në tetor 1943 u zgjodh deputet i Vlorës në Asamblenë Kushtetuese dhe vazhdoi si deputet deri në përfundim të Luftës II-rë Botërore. Pas ardhjes në pushtet të regjimit diktatorial komunist, duke mos pranuar bashkëpunimin me ta, më 10 dhjetor 1946, u arrestua me akuzën «armë mbajtje pa leje» dhe u dënua me dy vjet heqje lirie.Në burg u sëmur me turbekuloz dhe vdiq në Tiranë, pak kohë pas daljes nga burgu. Ai ishte i martuar me Ylvije Dyrmishi, vajze e patriotit Ahmet Aga Dyrmishi, me te cilen pati dy djem: Ismail (1920-1990) dhe Xhevdet (1922-1993)./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si u dënua i biri i Ismail bej Vlorës nga Enver Hoxha për “armëmbajtje pa leje” dhe fundi tragjik
Si u dënua i biri i Ismail bej Vlorës nga Enver Hoxha për “armëmbajtje pa leje” dhe fundi tragjik
https://1.bp.blogspot.com/-FmwUaIrbMJY/XBqi2YLXDyI/AAAAAAAAcn4/esnDFZE1nHwExhsd2-L4VByh9qeUI76VACLcBGAs/s640/qamil-1-1.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-FmwUaIrbMJY/XBqi2YLXDyI/AAAAAAAAcn4/esnDFZE1nHwExhsd2-L4VByh9qeUI76VACLcBGAs/s72-c/qamil-1-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/si-u-denua-i-biri-i-ismail-bej-vlores.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/si-u-denua-i-biri-i-ismail-bej-vlores.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy