S’ka më makina të vjetra, nga sot asnjë mjet i tillë nuk futet në Shqipëri

Nga sot 2 dhjetor 2018, në Shqipëri nuk do të lejohet më të importohet asnjë autoveturë me moshë më të madhe se 10 vite, e që nuk përmbush së paku normën e motorit ‘Euro 4’.

‘Pas orës 12 të natës së datës 1 dhjetor nuk do të lejohet importimi i autoveturave, të cilat kanë moshë më të madhe se 10 vite. Padyshim, edhe norma e motorit duhet të jetë Euro 4’,- tha Denis Shabani, drejtor i Doganës Durrës.

Për mjetet e tjera, si kamionët, autobusët dhe motorët, vjetërsia e lejuar në momentin e importit është 15 vite. Që nga miratimi në qeveri dhe botimi në Fletoren Zyrtare kanë kaluar 30 ditë.

Shifrat nuk kanë dalë ende, por paraprakisht, drejtori i Doganës së Durrësit, Denis Shabani thotë se kjo periudhë është shfrytëzuar nga bizneset e tregtimit të mjeteve të përdorura për të rritur importet e autoveturave me moshë më të madhe se 10 vite.

‘Ka pasur më shumë fluks, sepse subjektet që merren me tregtimin e autoveturave të përdorura kanë qenë të interesuar që të importonin sasi më të mëdha autoveturash, t’i kishin gjendje për t’i shitur pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë’,- tha Denis Shabani, drejtor i Doganës Durrës.

Autoritetet kanë lajmëruar zyrtarisht agjencitë doganore për të mos kryer asnjë procedurë zhdoganimi për automjetet me moshë më të madhe se 10 vite. Doganat kanë një apel për qytetarët që të bëjnë kujdes kur të porosisin një automojet të përdorur nga jashtë shtetit.

‘Qytetarët duhet të bëjnë kujdes që në momentin që do të porosisin një makinë. Për ta blerë një makinë në vende të tjera duhet të kenë parasysh që mosha e makinës të mos jetë më e madhe se 10 vite në momentin e importit’,- tha Shabani.

Për automjetet e përdorura që kanë hyrë para datës 2 dhjetor dhe që janë zhdoganuar, afati i targimit është 1 marsi i vitit 2019. Ndërkohë, për autoveturat e pajisura me targa dhe leje qarkullimi nuk ka kufizim moshe për të lëvizur në rrugët e Shqipërisë dhe as nuk ndalohet shitja./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9437,Camëri,121,Editorial,2069,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,292,Kosovë,2758,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1910,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: S’ka më makina të vjetra, nga sot asnjë mjet i tillë nuk futet në Shqipëri
S’ka më makina të vjetra, nga sot asnjë mjet i tillë nuk futet në Shqipëri
https://2.bp.blogspot.com/-HpqKccYdRRw/XAVfBqEkbsI/AAAAAAAAbyg/4haj8MqGT2woI6JiDAKIbWlUJneplF9kACLcBGAs/s640/kolaudim-makine-e1543740156502-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-HpqKccYdRRw/XAVfBqEkbsI/AAAAAAAAbyg/4haj8MqGT2woI6JiDAKIbWlUJneplF9kACLcBGAs/s72-c/kolaudim-makine-e1543740156502-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/ska-me-makina-te-vjetra-nga-sot-asnje.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/ska-me-makina-te-vjetra-nga-sot-asnje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy