Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Po vjen fundi, dhjetori i merr të gjithë me vete!

Ky është fundi që ka paralajmëruar prej kohësh avokati i njohur Spartak Ngjela për të gjithë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar sepse tashmë sipas tij do të ngrihen institucionet e reja të Drejtësisë.

Përmes një postimi në facebook, avokati ka theksuar se në dhjetor të ketij viti do të ngrihen institucionet më të rëndësishme të reformës në Drejtësi, si Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).

"Ky ishte suksesi më i madh historik që po arrijnë shqiptarët. Pas njëqind vjetësh errësirë joligjore dhe politikash me karakter skizofrenik nga kryeministra skizofrenë, në dhjetor fillon edhe procesi për filtrimin e shoqërisë shqiptare nga abuzuesit shtetërorë të degraduar, hajdutët dhe shitësit e interesit kombëtar", ka shkruar ndër të tjera Spartak Ngjela.

SHKRIMI I PLOTË:

Dhjetori i këtij viti, i jep fund procesit të ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

I.

Dhjetori formon gjithashtu edhe Këshillim e Emërimeve në Drejtësi dhe krijon realisht procedurën për emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Njëherësh KLP dhe KLGj hap rrugën për formimin dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm dhe hap edhe rrugën e sigurt për funksionimi e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

ll.

Skartini i gjyqtarëve dhe të prokurorëve të korruptuar, ishte domosdoshmëri historikë, kështu është edhe vijimi i shqyrtimit të të tjerëve. Korrupsioni i gjyqsorit ka qenë gjëmë kombëtare. Këta gjyqtarë dhe prokurorë, me shitjen e drejtësisë kanë konsoliduar korrupsionin kryeministror shqiptar, dhe u kanë sjellë shqiptarëve vuajtjen e tretë historike: vuajtja e parë ka qenë aneksimit i 2/3 të Shqipërisë dhe shqiptarëve në vitin 1913; vuajtja e dytë ka, qenë makabriteti komunist 1945-1991; dhe vuajtja e tretë është pa dyshim korrupsioni i pushtetit gjyqësor në Shqipëri, që po e çonte Shqipërinë në shpërbërjen e saj kombëtare.

Tani po dëgjoj se korrupsioni i gjyqtarëve dhe prokurorëve të skartuar për vjedhje do të kërkojë ndihmën e Gjykatës së Strasburgut. Domethënë do kërkojnë "të drejtën për të legalizuar gjënë e vjedhur" dhe "të drejtën për të qenë hajdut". Po kaq naivë paskan qenë këta vjedhës? Kam përshtypjen se dikush i gënjen. Le që, fakti që kanë bërë një korrupsion aq banal, kuptohet se janë injorantë me ligësi të brendshme.

Pse janë hedhur në sulm pikërisht tani? Sepse nuk e besonin që do të krijoheshin ndonjëherë KLGj dhe KLP me Byronë Kombëtare të Hetimit.

lll.

Ky ishte suksesi më i madh historik që po arrijnë shqiptarët. Pas njëqind vjetësh errësirë joligjore dhe politikash me karakter skizofrenik nga kryeministra skizofrenë, në dhjetor fillon edhe procesi për filtrimin e shoqërisë shqiptare nga abuzuesit shtetërorë të degraduar, hajdutët dhe shitësit e interesit kombëtar.

Historia e Shqipërisë pas zhvendosjes së tyre do fillojë të jetë historia e progresit dhe e mirëqenies shqiptare.

Nuk e shihni sesi janë trembur? Lloj-lloj përrallsh po artikulojnë dhe presin një konflikt të jashtëm apo një destabilizim të brendshëm.

Në fakt, janë në përhumbjen mendore të njeriut të trembur. Dhe janë trembur se kanë bërë kërdinë e madhe. Kanë grabitur shqiptarët dhe shtetin shqiptar, pasuritë natyrore të Shqipërisë dhe prona private, sa kanë mundur. Tani duhet t'i dorëzojnë. Dhe do t'i dorëzojnë.

Shqiptarët duhet të rrinë të qetë. Ndërkombëtarët i kanë identifikuar e po i identifikojne përditë pronat dhe pasuritë e vjedha. Shqiptarët do t'i djegin kur t'i dëgjojnë bëmat e tyre: paratë e depozituara nëpër banka jashtë vendit, pasurinë kombëtare të shitur privatisht, vrasjet që ka kryer korrupsioni i lartë shtetëror në bashkëpunim me krimin e organizuar. Gjithçka për grabitje vlerash, materiale dhe eliminim fizik për të mos lënë gjurmë.

Shqiptarët do të dëgjojnë emra varësisht që i kanë parë e po i shohin në sfera të larta të politikës apo të kompanive të mëdha tregtare. Do të dëgjojnë emra të njohur të kapitalit privat që janë marrë me pastrimin e parave të kryeministrave shqiptarë, e atë të të tjerëve të këtij lloji.

Në fakt, ky që po vjen, është akti i fundit i dramës 100 vjeçarë të Shqipërisë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Po vjen fundi, dhjetori i merr të gjithë me vete!
Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Po vjen fundi, dhjetori i merr të gjithë me vete!
https://1.bp.blogspot.com/-7XujW5iS7WE/XALeGCXU4jI/AAAAAAAAbts/38sOowJkvC8UInQC_e6NSwun_CaRLjyGwCLcBGAs/s640/ngjela.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-7XujW5iS7WE/XALeGCXU4jI/AAAAAAAAbts/38sOowJkvC8UInQC_e6NSwun_CaRLjyGwCLcBGAs/s72-c/ngjela.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/spartak-ngjela-ben-paralajmerimin-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/spartak-ngjela-ben-paralajmerimin-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy