Stevenson: Shqiptarët, zemër të madhe. Në Iran vriten shumë njerëz

Struan Stevenson është ish-anëtar i Parlamentit Europian dhe kryetar i Delegacionit të Parlamentit Europian për Marrëdhëniet me Irakun (2009-2014). Ai ishte këtë javë në Tiranë, në kuadër të vizitës së delegacionit të PE, që përbëhej nga Tunne Kelam, anëtar i komitetit të punëve të jashtme dhe nënkryetar i intergrupit “Miqtë e një Irani të Lirë” në PE, Jaromír Štětina, nënkryetar i nënkomitetit të sigurisë dhe mbrojtjes në PE.

Stevenson dha një intervistë të zgjeruar për emisionin “Diplomaticus” në “News 24”. Duke folur për gazetarin Erion Kaçorri, Stevenson falënderon Shqipërinë që hapi dyert për anëtarët e opozitës iraniane të cilëve u rrezikohet jeta nëse kthehen në vendin e tyre. “Populli Shqiptar ka një zemër të madhe. Ata kanë pranuar refugjatët iraniane që të jetojnë në Shqipëri në një kohë kur asnjë vend i Europës nuk ishte i përgatitur ta bënte këtë. Irani ka rekordin më të keq të ekzekutimeve krahasuar me çdo vend tjetër të botës për banor. Në Iran ekzekutohen më shumë njerëz se në çdo vend tjetër të botës. Ata ekzekutojnë më shumë se në Kinë. Ata i burgosin njerëzit vetëm se janë disidente politike” deklaron politikani Skocez për ‘News 24’, i cili gjithashtu nënvizon se anëtarët e MEK janë të rrezikuar edhe në Tiranë.

Duke komentuar marrëveshjen bërthamore mes perëndimit dhe Iranit, Stevenson deklaron se kjo marrëveshje nuk ishte aspak e mirë.

“Obama dëshpirimisht kërkonte që të linte shenjën e tij në histori sepse nuk kishte arritur asgjë në skenën ndërkombëtare pas qëndrimit në detyrë për dy mandate presidenciale. Por fatkeqësisht përmes marrëveshjes lëvroheshin njëqind e pesëdhjetë miliardë dollarë asete të ngrira që iu kthyen Iranianëve dhe ata i përdoren këto para për të financuar Bashar Al Assadin, për të vazhduar luftën civile atje. I përdoren këto para për të financuar rebelët Houthi në Jemen, për të financuar Hezbollahun në Liban, për të financuar milicët shiite në Irak, kështu që gjithçka që ka arritur marrëveshja bërthamore është përhapja e ndikimit negativ të Iranit në Lindjen e Mesme me më shumë akte dhune deklaron politikani i njohur Skocez./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Stevenson: Shqiptarët, zemër të madhe. Në Iran vriten shumë njerëz
Stevenson: Shqiptarët, zemër të madhe. Në Iran vriten shumë njerëz
https://1.bp.blogspot.com/-CgY3X-UyG5o/XAVnNmAVoII/AAAAAAAAbz4/gdcZKkPc6OgzqTHiW9OcDnPsQLHHaCEaACLcBGAs/s640/StruanStevensonMEP49442-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-CgY3X-UyG5o/XAVnNmAVoII/AAAAAAAAbz4/gdcZKkPc6OgzqTHiW9OcDnPsQLHHaCEaACLcBGAs/s72-c/StruanStevensonMEP49442-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/stevenson-shqiptaret-zemer-te-madhe-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/stevenson-shqiptaret-zemer-te-madhe-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy