“Tarifa 100 %”, Haradinaj i prerë: Hiqet kur të njihet Pavarësia

Kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi sot se do të respektohet vendimi i qeverisë për tarifën e mallrave, por ai mund të anulohet nëse Serbia vendos të njohë Pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe Marrëveshja me Treti të Lirë me Serbinë”, theksoi ai.

Këtë deklaratë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e bëri pas takimit që zhvilloi me Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johaness Hahn.

Shefi i ekzekutivit të Kosovës deklaroi mes tjerash se nëse ka nevojë për barna dhe Ilaçe, qeveria që ai drejton nuk do të bllokojë në asnjë momente kalimin e tyre drejt Serbisë.

Nëse Qeveria e Kosovës ka informata se ka ndonjë krizë të ndonjë produkt vital, ne jemi në gjendje t’i furnizojmë. Spitalet apo ambulancat, nuk do të ju mungojnë ilaçet, për të gjithë. Do të respektojmë vendimin e Qeverisë, dhe ky vendim mund të anulohet me rastin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ne do punojnë që tani për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për borxhet, të zhdukurit, të drejtat e komunitetit serb në Kosovë e plotë tema tjera e një nga to do të jetë edhe tregtia e lirë mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Ai është shprehur se ka shpresë se çështja e vizave për Kosovën do të futet në agjendën e Këshillit të BE-së. “Këshilli ka mbledhje në çdo tre muaj. Nga BE-ja është një skepticizëm, ata japin shumë arsyetime, prej atyre që kjo është e logjikshme, se thonë se me Ukrainë e Gjeorgjinë ka zgjedhur një vit e gjysmë periudha kohore mes Komisionit dhe vendimit. Nuk përjashtohet që në një të ardhme të afërt, sepse Këshilli mblidhet çdo tre muaj, mirëpo nuk na japin një garanci se do të ndodh kësaj here”, deklaroi Haradinaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Serbia dhe Bosnja i kanë bërë dëm Kosovës dhe për këtë ka marrë vendim për mallrat e këtyre dy vendeve.

Kurse për deputetët e Listës Serbe, të cilët janë ngujuar në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj shtoi se duhet të shkojnë për të biseduar me të. “Kjo është masë mbrojtje për Kosovën, kjo ka të bëj me Serbinë dhe jo me qytetarët e Kosovës”, tha ai./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Tarifa 100 %”, Haradinaj i prerë: Hiqet kur të njihet Pavarësia
“Tarifa 100 %”, Haradinaj i prerë: Hiqet kur të njihet Pavarësia
https://3.bp.blogspot.com/-k2_67z4YVaY/XAbRU_4pQmI/AAAAAAAAb3g/XFGff_Rvv5s6SzcCgFT4y_EP8BNfkl26wCLcBGAs/s640/Ramush_Haradinaj_61492869315-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-k2_67z4YVaY/XAbRU_4pQmI/AAAAAAAAb3g/XFGff_Rvv5s6SzcCgFT4y_EP8BNfkl26wCLcBGAs/s72-c/Ramush_Haradinaj_61492869315-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/tarifa-100-haradinaj-i-prere-hiqet-kur.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/tarifa-100-haradinaj-i-prere-hiqet-kur.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy