Trump paralajmëron Vuçiç: Mbyllni marrëveshjen me Kosovën, mos u bëni pengesë

Më 18 dhjetor u bë e ditur se presidenti amerikan, Donald Trump, i dërgoi një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Në letrën e Trump që mban datën e 14 dhjetorit, ky i fundit, ndër të tjera i kërkonte presidentit kosovar dhe liderëve të tjerë që të shfrytëzojnë këtë moment unik, që të flasin me një zë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Një letër të ngjashme që mban po të njëjtën datë ka pranuar edhe homologu serb i Hashim Thaçit, Aleksandar Vuçiç.

Në këtë letër që Klan Kosova e ka siguruar ekskluzivisht ku po ashtu flitet për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi theksohet se duhet të shfrytëzohet kjo mundësi unike.

“Ju inkurajoj të dyja palëve që të arrini një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve sa më shpejt që është e mundur dhe që të përmbaheni nga veprimet që e bëjnë akoma më të vështirë arritjen e kësaj marrëveshje. Një marrëdhënie paqësore dhe produktive mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte një arritje historike për rajonin”, thuhet në këtë letër.

Letrën e plotë që presidenti amerikan Donald Trump ia ka dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiç e gjeni më poshtë:

Ishte kënaqësi të ju takoja në Paris gjatë shënimit të Ditës së Armëpushimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë lidershipin tuaj, veçanërisht në sigurimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën.

Derisa po futeni në fazën finale të arritjes së një marrëveshje me Kosovën që do të sjellë paqen e kërkuar që sa kohë në rajon, ju inkurajoj që ta kapni momentin dhe ta ushtroni lidershipin tuaj politik që të merrni vendimet e duhura për të balancuar interesat e të dyja vendeve.

Do të ishte ekstremisht për keqardhje nëse do ta humbisni këtë mundësi unike për paqe, siguri dhe rritje ekonomike.

Ju inkurajoj të dyja palëve që të arrini një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve sa më shpejt që është e mundur dhe që të përmbaheni nga veprimet që e bëjnë akoma më të vështirë arritjen e kësaj marrëveshje. Një marrëdhënie paqësore dhe produktive mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte një arritje/moment historik për rajonin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme që të japin ndihmën e tyre.

Një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres ju dhe Presidentin Hashim Thaçi, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike./a.rada/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Trump paralajmëron Vuçiç: Mbyllni marrëveshjen me Kosovën, mos u bëni pengesë
Trump paralajmëron Vuçiç: Mbyllni marrëveshjen me Kosovën, mos u bëni pengesë
https://2.bp.blogspot.com/-kOM9spQE3OQ/XBvMKyLhdkI/AAAAAAAAct0/ISOUNd1vPmcEX9BSJhyUsyrDrGB6AsOogCLcBGAs/s640/61410107-trump-vucic.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-kOM9spQE3OQ/XBvMKyLhdkI/AAAAAAAAct0/ISOUNd1vPmcEX9BSJhyUsyrDrGB6AsOogCLcBGAs/s72-c/61410107-trump-vucic.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/trump-paralajmeron-vucic-mbyllni.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/trump-paralajmeron-vucic-mbyllni.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy