Vucic krijon koalicion anti-shqiptar me Rumaninë, Bullgarinë dhe Greqinë

, Vucic krijon koalicion anti-shqiptar me Rumaninë, Bullgarinë dhe Greqinë

Liderët e Greqisë, Rumanisë dhe Bulgarisë, po qëndrojnë në Beograd, si mysafirë të Presidentit Aleksandar Vucic, i cili fton të krijojë një aleancë ballkanike anti shqiptare.

Autostrada të reja, bashkëpunime në energjetikë si dhe pjesëmarrja në organizimin si nikoqir për kampionatin evropian të futbollit, konsiderohen si projekte joshëse të kësaj treshe orthodokse, trasmeton Gazeta Metro.

Deklarata anti ushtrisë dhe anti taksës 100% për prodhimet serbe, që e ka vënë kabineti i Kryeministrit Ramush Haradinaj, veç se kanë vërshuar nga treshja orthodokse ballkanike si sulmet e para ndaj shqiptarëve, me deklarata mediale. Rumania, përpos kësaj bëri thirrje që të përshpejtohet edhe integrimi i Serbisë në Bashkimin Europian (BE), duke mos u kushtëzuar me njohje nga Kosova.
Poashtu këto vende, asnjëra, përveç Bulgaruisë e cila tashmë udhëhiqet nga një Qeveri pro ruse, nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic tha se kishte bisedime me kryeministrat e Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë për integrimin evropian, projektet e infrastrukturës, energjinë dhe kandidaturën për organizimin e Kupës Botërore dhe Kampionatit Evropian të Futbollit.

“Ne shprehëm dëshirën tonë dhe shpresoj se përmes këtij Komiteti Nismëtar, do të nisim projektet”, ka thënë Vucic. Ai shpjegoi se në dhjetor të vitit 2021, materialet e bashkëpunimeve do të mblidhen dhe do të kryhen, dhe se në qershor të vitit 2022 do të merren vednimet për projektet në fjalë e sidomos për aplikimin për organizim të evropianit 2028, që po synojnë të shpallin kandidaturën e përbashkët, transmeton Gazeta Metro.

Këtë vikend në Beograd po qëndrojnë liderët e Greqisë, Rumanisë dhe Bulgarisë, të cilët janë mbeldhur me iniciativë të Serbisë në një konferencë nismëtare për thellim të bashkëpunimit, planifikimit dhe lidhjes ballkanike./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button