Vuçiq: Në Kosovë asgjë nuk është e jona

Presidenti serb dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se “ne serbët jemi të kënaqur vetëm nëse marrim maksimumin, edhe sa i përket çështjes së Kosovës, kjo nuk do të jetë e mundur, kushdo që të jetë në pushtet”.

“Sot, nëse pyes anëtarët dhe funksionarët tuaj, se cila është zgjidhja, cili është kompromisi me të cilin do të ishin të kënaqur, nga asnjëri prej tyre nuk do të marr përgjigje. Ne serbët jemi të kënaqur vetëm nëse marrim maksimumin”, tha Vuçiq, duke folur në Kongresin 10 të Partisë Socialiste (SPS), të Ivica Daçiqit, përcjell Telegrafi.

Siç raporton Tanjugu, Vuçiqi ka thënë se i është mirënjohës SPS për punën e përbashkët me SNS që pozicioni i Serbisë të jetë pak më i fortë, që të mund të luftojnë për të fituar më shumë për popullin serb në Kosovë.

Vuçiq thotë se “kur Ivica Daçiq filloi bisedimet me shqiptarët, nuk kemi pasur asgjë”.

“Lërini tregimet e shumë prej tuajve dhe tanëve se gjithçka ishte e jona. Asgjë nuk ishte e jona. Ata kanë vënë kufirin midis Serbisë qendrore dhe Kosovës në Jarinje dhe Bërnjak. Të gjitha ua dhanë atyre. Ua dhanë verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010 se shpallja e pavarësisë [Kosovës] nuk ishte akt ilegal. Ky është turpi më i madh që ia kemi bërë vetes. Dhe sot është e vetmja gjë që për të cilën ekspertët tanë po përpiqen të bëjnë diçka dhe nuk mund ta mbrojmë atë”, tha Vuçiq.

Për të gjitha këto, Vuçiq thotë se “mund të ‘falënderojmë’ disa tipa të papërgjegjshëm në politikë”.

“Pyesni Daçiqin çfarë i thanë derisa ata ishin në koalicion – ‘e falënderojmë Zotin që e hoqëm qafe këtë’. Për asgjë nuk kanë menduar, kurse tani janë në gjendje të na predikojnë. Ndërsa tani situata është shumë më e vështirë. Ne, megjithatë nuk kemi asnjë problem për të kryer punë të rënda”, tha Vuçiq./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10272,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,595,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1668,Iliridë,323,Kosovë,3029,Kulture,807,Luginë,71,Moti,2,Politik,2072,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vuçiq: Në Kosovë asgjë nuk është e jona
Vuçiq: Në Kosovë asgjë nuk është e jona
https://4.bp.blogspot.com/-Z7X1uJ8Nn30/XB-u4251IcI/AAAAAAAAc7M/8L-4QOYaPyYUyGmLfLS0sk3kGo6TDjSHQCLcBGAs/s640/aleksandar-vucic-tanjug-1-640x361.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Z7X1uJ8Nn30/XB-u4251IcI/AAAAAAAAc7M/8L-4QOYaPyYUyGmLfLS0sk3kGo6TDjSHQCLcBGAs/s72-c/aleksandar-vucic-tanjug-1-640x361.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/vuciq-ne-kosove-asgje-nuk-eshte-e-jona.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/vuciq-ne-kosove-asgje-nuk-eshte-e-jona.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy