Zbardhen hetimet/ Ambasadori i Iranit ndihmoi 2 terroristë, do sulmonin kampin e MEK

Dëbimi i ambasadorit të Iranit, Gholamhosein Mohamadnia dhe shefit të Inteligjencës të selisë diplomatike në Tiranë dyshohet se ka lidhje me dy sulme terroriste të parandaluara më herët në vendin tonë.

Ngjarja e parë në të cilën dyshohet se janë përfshirë diplomatët ka ndodhur ditën e kremtimit të festës së Sulltan Nevruzit, në 22 Mars të këtij viti, kur u ndaluan nga agjentët e anti-terrorit dy shtetas iranianë me iniciale S.M 59 vjeç dhe F.Z, 65 vjeç. Për këta persona, autoritetet shqiptare kishin siguruar informacion se do të kryenin një akt terrorist atë ditë pranë Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri.


Pala shqiptare kishte marrë indice nga agjencitë e huaja partnere se dy iranianët po planifikonin edhe një sulm terrorist në kampin ku qëndrojnë 3 mijë muxhahedinë MEK, në Manëz të Durrësit. Është vërtetuar tashmë se ata janë ndihmuar nga ambasada iraniane dhe trupi diplomatik për çdo informacion dhe adresë në vendin tonë.

Pas verifikimeve rezultoi e paqartë mënyra se si dy iranianët kishin hyrë në vendin tonë përmes Aeroportit të Rinasit. Ata deklaruan se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, por kjo nuk rezultoi e vërtetë dhe u deportuan pas disa ditësh.

Një rast i ngjashëm mësohet se ka ndodhur edhe 4 muaj më vonë, por kësaj here në Paris, ku u organizua Konferenca Botërore e MEK. I ftuar në këtë konferencë ishte edhe Ministri shqiptar i Diasporës, Pandeli Majko. Antiterrori francez parandaloi në mënyrë të ngjashme një sulm terrorist duke ndaluar dhe dëbuar një shtetas iranian që dyshohej se kishte lidhje me shërbimin sekret të Teheranit./Tv Klan//ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Zbardhen hetimet/ Ambasadori i Iranit ndihmoi 2 terroristë, do sulmonin kampin e MEK
Zbardhen hetimet/ Ambasadori i Iranit ndihmoi 2 terroristë, do sulmonin kampin e MEK
https://1.bp.blogspot.com/-V-hNw6nK0Mo/XB0IeKQoCYI/AAAAAAAAcv4/sz3YoZ9IrcosGTNqGhfWFo7sHVmBtEKWgCLcBGAs/s640/ambasadori-933x445.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-V-hNw6nK0Mo/XB0IeKQoCYI/AAAAAAAAcv4/sz3YoZ9IrcosGTNqGhfWFo7sHVmBtEKWgCLcBGAs/s72-c/ambasadori-933x445.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/zbardhen-hetimet-ambasadori-i-iranit.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/12/zbardhen-hetimet-ambasadori-i-iranit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy