106 vjet nga fillimi i Konferencës së Ambasadorëve në Londër

Konferenca e ambasadorëve në Londër, e mbajtur në 1912-1913 e njohur ndryshe edhe si Konferenca e Paqes në Londër, ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia, ku trojet shqiptare u copëtuan, duke kënaqur egon e Serbisë dhe Greqisë.

Këto fuqi u mblodhën më 13 dhjetor 1912, si rezultat i sukseseve të ushtrive të Ligës Ballkanike kundër Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Ballkanike. Në veçanti konferenca u përpoq të luante rolin e arbitrit ndërmjet fuqive ndërluftuese për çështjen e shpërndarjes së tokave dhe gjithashtu përcaktoi të ardhmen e Shqipërisë, e cila deklaroi pavarësinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Konferenca e Londrës u ndoq nga delegatët e vendeve të Ligës Ballkanike, përfshirë Perandorinë Osmane dhe Greqinë, e cila nuk kishte nënshkruar armëpushim.

Konferenca filloi punimet në dhjetor 1912 në St James's Palace nën drejtimin e Sir Edward Grey.

Sesionet e tjera të konferencës vazhduan më 16 dhjetor 1912, po u ndërprenë pa ndonjë konkluzion më 23 janar 1913, kur në Perandorinë Osmane u zhvillua një grusht shteti.

Më 30 maj 1913, konferenca kishte rimarrë punimet dhe nënshkroi Traktatin e Londrës, një marrëveshje sipas së cilës Perandoria Osmane hiqte dorë nga të gjitha territoret në perëndim të kufirit Enos-Midia.

Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane.

Si rezultat i presionit nga Greqia dhe Serbia konferenca mori vendimeve që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe rreth 30% e shqiptarëve mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të sapokrijuar. 40 për qind e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të Principatës së Shqipërisë. Në veçanti Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë dhe Çamëria Greqisë.

Një komision special u ngarkua për të përcaktuar kufirin shqiptaro-grek. Duke qenë i pamundur studimi i hartave etnografike, vendimi që morri konferenca qe mbi argumente strategjike, ekonomike e politike. Ky vendim i dhuroi Greqisë Epirin Jugor, një tokë të banuar historikisht nga shqiptarë etnikë. Edhe pse morën shumë toka të banuar nga shqiptarë, aleatët ballkanikë mbetën të pakënaqur nga kongresi, dhe menjëherë filluan Luftën e Dytë Ballkanike./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 106 vjet nga fillimi i Konferencës së Ambasadorëve në Londër
106 vjet nga fillimi i Konferencës së Ambasadorëve në Londër
https://4.bp.blogspot.com/-GAennU0t0bM/XDOtxPknv-I/AAAAAAAAeKE/yrc0Iy6aCggkgAf0U33SAIi61r-lnnAdQCLcBGAs/s640/auto_londra1544685418.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-GAennU0t0bM/XDOtxPknv-I/AAAAAAAAeKE/yrc0Iy6aCggkgAf0U33SAIi61r-lnnAdQCLcBGAs/s72-c/auto_londra1544685418.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/106-vjet-nga-fillimi-i-konferences-se.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/106-vjet-nga-fillimi-i-konferences-se.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy