1941/ Plava dhe Gucia kërkonin ribashkim me trungun amë, Shqipërinë

Plava dhe Gucia Autoriteteve të Larta. Përfaqësuesit e popullit të Plavës dhe Gucisë i drejtojnë Mëkëmbësit të Përgjithsëm, Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe Kryetarit të Këshillit të Epërm Korporativ Fashist telegramin e mëposhtëm: “Të nënshkruarit, të ngarkuar nga populli i Plavës dhe Gucisë, marrim lejen Tuaj t’ju vëmë në dukje sa vijon: Na është kumtuar urdhri i Komisariatit të Lartë të Cetinës në bazë të së cilit vendet tona janë administrativisht të varura nga qendra në Andrievicë.

Si është e njohur populli i kësaj krahine përbëhet nga shqiptarë të pastër, me tradita dhe doke gjithmonë i lidhur me Pejën, ndërsa me Malin e Zi nuk ka pasur as lidhjen më të vogël as traditash dhe as dokesh.

Që prej kohëve më të largëta ky popull ka kundërshtuar me armë bashkimin e tij me Malin e Zi, duke vaditur me gjakun e tij çdo pëllëmbë të territorit. Ne e vlerësojmë si padrejtësi aplikimin e urdhrit të Komisariatit dhe gjykojmë se një urdhër i tillë është në kundërshtim me parimet e drejtësisë Fashiste.

Për këto bëjmë apel duke kërkuar bashkimin e tokave tona me Shqipërinë e lirë dhe bashkimin administrativ me Pejën ose me Shkodrën. Shpresojmë që Shkelqesia Juaj do ta marrin në konsideratë këtë apel të popullit të Plavës dhe Gucisë duke mënjanuar kështu gjakderdhje midis këtij populli dhe malazezëve, sepse është absolutisht e pamundur një bashkëjetesë me atë popull i cili, si tregon historia, ka luftuar kundër nesh beteja të egra./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: 1941/ Plava dhe Gucia kërkonin ribashkim me trungun amë, Shqipërinë
1941/ Plava dhe Gucia kërkonin ribashkim me trungun amë, Shqipërinë
https://4.bp.blogspot.com/-1-dVqFdfWfw/XDj06MigIuI/AAAAAAAAekc/CHVButGZXGkNqbIbnlCS4SOD4gU7ZexcgCLcBGAs/s640/img_7841-660x330-640x320.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-1-dVqFdfWfw/XDj06MigIuI/AAAAAAAAekc/CHVButGZXGkNqbIbnlCS4SOD4gU7ZexcgCLcBGAs/s72-c/img_7841-660x330-640x320.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/1941-plava-dhe-gucia-kerkonin-ribashkim.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/1941-plava-dhe-gucia-kerkonin-ribashkim.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy