Alarm, në 2 dekada Shqipëria zhduki 40% të pyjeve

Shfrytëzimi informal, pa kriter, pa politika të mirëfillta, vjedhja sistematike, prerja e paligjshme e drurëve, kanë bërë që fondi pyjor i Shqipërisë të pakësohet me 40% vetëm 20 vitet e fundit, duke e bërë vendin tonë të renditet i fundit në rajon e në Evropë në këtë aspekt.

Fondi pyjor kombëtar është pakësuar me rreth 1.5 milionë metra kub dru në vit, për një total prej rreth 30 milionë kubësh në 20 vitet e fundit.

Shifra më alarmuese vërehen te pakësimi drastik i pyjeve të virgjër: Sipërfaqja e tyre është pakësuar me 85%, e thënë në numra, nga 75 mijë Ha që ishte në vitin 1997, sot është reduktuar në 11 mijë Ha.

Të dhënat alarmante vijnë përmes një analize të Ministrisë së Mjedisit, e bërë publike në Dokumentin për Politikat e Pyjeve në Shqipëri dhe kanë të bëjnë me volumin e fondit pyjor.

Ndërsa sipërfaqja e pyjeve mbetet pak a shumë e pandryshuar, vetëm për periudhën 2016-2017, volumi i pemëve është pakësuar me 32%, duke rezultuar aktualisht më pak se 55 milionë metra kub.

Ky pakësim drastik i volumit të pyjeve na rendit të fundit në Evropë e Rajon po t’i referohemi volumit mesatar të drurëve për hektar. Ndërsa as nuk afrohemi dot me vende si Sllovenia, Rumania, Kroacia, apo Bosnja ku volumi i pyjeve arrin deri 346 metra kub për hektar, jemi shumë prapa edhe një vendi të vogël si Mali i Zi.

Ndërsa kemi thuajse të njëjtën sipërfaqe pyjore me këtë vend, për sa i përket vëllimit, nuk arrijmë as sa gjysma e fondit të tij, duke qenë se ky tregues në Shqipëri është vetëm 66 metra kub dru për hektar./scan/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10279,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,596,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1669,Iliridë,324,Kosovë,3033,Kulture,808,Luginë,71,Moti,2,Politik,2074,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Alarm, në 2 dekada Shqipëria zhduki 40% të pyjeve
Alarm, në 2 dekada Shqipëria zhduki 40% të pyjeve
https://1.bp.blogspot.com/-cSigBcr6XjI/XDjwYnRNLyI/AAAAAAAAejs/4akiH33by7URur3O70lKxPittb_SbXOgQCLcBGAs/s640/pyjee-765x383_1547230422-5389856.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-cSigBcr6XjI/XDjwYnRNLyI/AAAAAAAAejs/4akiH33by7URur3O70lKxPittb_SbXOgQCLcBGAs/s72-c/pyjee-765x383_1547230422-5389856.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/alarm-ne-2-dekada-shqiperia-zhduki-40.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/alarm-ne-2-dekada-shqiperia-zhduki-40.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy