“Babalja” si Gruevski, braktis Kosovën dhe kërkon azil politik në Hungari

Prokuroria e Tiranës ka përfshirë edhe Hungarinë në hetimin e dosjes “Babale”, e cila një vit më parë shkaktoi mjaft zhurmë në vend. Shkak është bërë arratisja e Albert Veliut, i njohur me nofkën “Dëshmitari X”, i cili është larguar nga Kosova dhe ka kërkuar azil politik në shtetin hungarez. Për këtë arsye, gjatë hetimeve intensive prokurorët e Tiranës i kërkojnë Hungarisë ekstradimin e Albert Veliut, për llogari të hetimeve që tashmë nuk po zhvillohen më pranë Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, gjatë veprimeve hetimore janë pyetur mjaft persona të tjerë, mes tyre edhe zyrtarë të lartë të Shërbimit Informativ Shtetëror, por edhe ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Qëllimi i Prokurorisë është të zbulojë sesi u gjet Albert Veliu nga autoritetet dhe sesi u mor dëshmia e tij për një denoncim, i cili konsiderohet nga organet e hetimit si i rremë.

Janë marrë dëshmitë e kreut të Shërbimit Informativ, i cili mbulon sektorin e drogës në vend. Ai ka treguar në fakt se, Albert Veliu nuk është gjetur nga shërbimi sekret, por ai i është vendosur shërbimit sekret në dispozicion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe konkretisht nga kreu i Krimeve të Rënda të asaj kohe, Besim Hajdarmataj.

Ndërkohë është pyetur edhe Besim Hajdarmataj, i cili tha se ka qenë krejt rastësore vizita e “Babales” pranë institucionit që ai drejtonte. “Albert Veliu erdhi në zyrën time dhe më tregoi se do të zhvillohej trafik droge në qytetin e Vlorës dhe se kishte informacione të rëndësishme për këtë episod për të ndarë me ne, e për këtë arsye unë kërkova ndihmën e shërbimit sekret për të zbuluar dyshimet e denoncuara”.

Ish-kryeprokurori ka treguar se nuk kishte regjistruar procedim penal për këto rrethana, që rezultuan më tej të dyshimta dhe të paqena. Prokuroria shton se personi që rezulton të ketë folur me “Babalen”, i quajtur Agron Hyseni, nuk ka ekzistuar kurrë.

Personi me të cilin Albert Veliu improvizoi bisedën e drogës është aktori i improvizuar Fredi Alizoti, që aktualsiht gjendet në qeli. Por, sikurse thonë burime pranë Prokurorisë, hetimet janë zgjatur deri në datën 4 prill.

Pra nuk do të ketë një dorëzim të çështjes në gjykatë, derisa Hungaria t’i përgjigjet letërporosisë së Prokurorisë së kryeqytetit për dorëzimin e Albert Veliut në Shqipëri. Nga ana e tij, Albert Veliu mësohet se ka kërkuar azil politik në këtë shtet./TCH/a.meta/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10283,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,597,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1669,Iliridë,325,Kosovë,3035,Kulture,808,Luginë,71,Moti,2,Politik,2074,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Babalja” si Gruevski, braktis Kosovën dhe kërkon azil politik në Hungari
“Babalja” si Gruevski, braktis Kosovën dhe kërkon azil politik në Hungari
https://2.bp.blogspot.com/-EtVVGkYzh78/XDd4Ho8JoBI/AAAAAAAAecU/qAIrhPJ9JL8P1cNeHcZVFDwsJHHvpHF5QCLcBGAs/s640/babale.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-EtVVGkYzh78/XDd4Ho8JoBI/AAAAAAAAecU/qAIrhPJ9JL8P1cNeHcZVFDwsJHHvpHF5QCLcBGAs/s72-c/babale.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/babalja-si-gruevski-braktis-kosoven-dhe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/babalja-si-gruevski-braktis-kosoven-dhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy