Drashkoviç: Pa marrëveshje, Serbia shkatërrohet

Kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe (SPO), Vuk Drashkoviç, nuk mbështet pikëpamjet e opozitës serbe që janë kundër marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, sepse vlerëson që janë kundër interesave jetike të Serbisë dhe popullit të saj.

Nacionalisti serb, i njohur për deklaratat e tij antishqiptare, i ka thënë “TV Pink” se sa më parë duhet arritur një marrëveshje ligjërisht obligative mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk kemi çfarë të presim. Konflikti i ngrirë është ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë. Ky problem duhet të zgjidhet”, vlerëson Drashkoviç.

Ai vuri në dukje se ekziston një propozim nga BE-ja se në çfarë mënyrë të zgjidhet kjo çështje dhe të respektohet qëndrimi i Serbisë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, por njëkohësisht kjo të zgjidhet sipas modelit të dy Gjermanive, të cilat nuk e kanë njohur njëra-tjetrën, por kanë mbajtur marrëdhënie të gjithanshme dhe të dyja ishin në organizatat ndërkombëtare.

draskovic-konica.al

“Së pari duhet të heqim dorë nga përdorimi nga tregimi se nuk mund të bëjmë demarkimin me vetveten. Kjo tingëllon mirë për vesh, por është larg realitetit”, tha ai.

Ai theksoi se nuk mund të mbështesë qëndrimet e opozitës serbe që në asnjë rrethanë, kurrë, dhe me asnjë kusht të mos vijë deri te marrëveshja ligjërisht obligative mes Serbisë dhe Kosovës.

“Kjo është kundër interesave jetike të këtij vendi dhe popullit tonë. Mendoj se për shumë gjëra mund të arrihet shumë shpejt marrëveshje”, tha Drashkoviç.

Sipas tij, nëse nesër shpërthen në Kosovë, kjo mund të ndikojë në Bosnjë dhe Maqedoni dhe ekziston vetëm një forcë që mund të shuajë flakën dhe kjo është NATO.

Drashkoviç angazhohet që Serbia të anëtarësohet në NATO dhe paralajmëron se shumica e qytetarëve nuk e dinë se rreziku më i madh për sigurinë biologjike dhe zhvillimore të Serbisë është injorimi i realitetit gjeopolitik.

“Serbia është sot një ishull i vogël në oqeanin e BE-së dhe NATO-s dhe Serbia nuk ka krahë për të fluturuar deri në Rusi dhe të inkuadrohet në aleancë ekonomike dhe ushtarake me Rusinë”, tha Drashkoviç, duke vlerësuar se qytetarët janë fuqimisht kundër NATO-s kryesisht për shkak të mosdijes dhe për shkak të inatit dhe urrejtjes. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Drashkoviç: Pa marrëveshje, Serbia shkatërrohet
Drashkoviç: Pa marrëveshje, Serbia shkatërrohet
https://4.bp.blogspot.com/-8Zwak4IEPk8/XDt5JXUi-jI/AAAAAAAAet0/nS6go3LSo_M-TLlu4yzwzUW4OxRzMzvlQCLcBGAs/s640/serbi-kosove-konica.al_.png
https://4.bp.blogspot.com/-8Zwak4IEPk8/XDt5JXUi-jI/AAAAAAAAet0/nS6go3LSo_M-TLlu4yzwzUW4OxRzMzvlQCLcBGAs/s72-c/serbi-kosove-konica.al_.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/drashkovic-pa-marreveshje-serbia.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/drashkovic-pa-marreveshje-serbia.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy