Dy harta të panjohura, të shtrirjes së shqiptarëve në Ballkan (Foto)

Përmes një postimi në Facebook, studiuesi Armand Plaka publikon dy harta të pranisë shqiptare në territoret e shteteve që ishin dikur pjesë e më vonë u shkëputën nga Jugosllavia. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Një hartë interesante e vitit 1940 përpiluar nga Dr. Manfred Straka, Instituti për Europën Juglindore në Grac të Austrisë (në atë kohë tashmë pjesë e Rajhut të tretë Gjerman), m’u duk interesante t’a sjell në këtë postim, për të parë shtrirjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, para pushtimit gjerman, ofruar në një mënyrë të paanshme, bazuar në matje e raportime shkencore.

Harta në fjalë ishte e destinuar për përdorim të brendshëm, dhe botohej nga seksioni për hartat ushtarake në institutin në fjalë, dhe theks i fortë – shënuar me të kuqe të ndezur – i vihej prezencës së popullsisë me origjinë gjermanike në ‘Jugosllavinë e Parë’ dmth. Jugosllavinë monarkiste, që njiheshin kryesisht si “gjermanët e Danubit” në zonën e Vojvodinës, por edhe disa përqendrime të tyre në rajonet e Sllovenisë.
Harta e vitit 1940, përpiluar nga Dr. Manfred Straka, Instituti për Evropën Juglindore në Grac të Austrisë

Pas ardhjes së Titos në pushtet, ata thuajse u shuan fare, duke u detyruar të zhvendoseshin drejt Gjermanisë, apo Hungarisë për t’i shpëtuar raprezaljeve e ekzekutimeve.

Sidoqoftë, ato që ne na interesojnë më shumë janë pikërisht rajonet në ngjyrë blu të celët, të cilat, sipas legjendës së hartës, ishin të banuara nga shqiptarët etnikë. Aty shquhen qartazi edhe rajonet apo enklavat e banuara nga serbët në Kosovë.

Ndërkaq, po nga burimet gjermanike, mund të shohim sërish panoramën etnike të shqiptarëve në ish-Perandorinë Otomane në vitin 1877, duke u përqendruar në territoret e asaj që më vonë do të njihej si “Jugosllavia”, e të bëjmë kësisoj një krahasim të vogël për të parë se si kishin ‘evoluar’ shqiptarët përgjatë 7 dekadave në fjalë dhe gjithashtu të bëhet krahasimi edhe me ditët e sotme.
Harta e ish-konsullit austro-hungarez në Adrianopojë, (Edirne), Carl Sax, e vitit 1877

Harta është kontribut i ish-konsullit austro-hungarez në Adrianopojë, (Edirne), Carl Sax. Në hartën e vitit 1877, shqiptarët mbulojnë hapësirat në ngjyrë të gjelbër dhe sipas nuancave tësaj, ndahen sipas legjendës, në shqiptarë muhamedanë dhe katolikë ( dmth edhe ortodhoksë në rajonet jugore).

Të dyja hartat duhen parë si një kontribut realist, shkencor e i paanshëm për të kuptuar më shumë për shtrirjen etnike të shqiptarëve, pa rënë pré e paragjykimeve apo prapagjykimeve që lidhen me Shqipërinë e Madhe apo të vogël, si dhe e ekzagjerimeve të panevojshme rreth prezencës së shqiptarëve dhe shtrirjes së tyre etnike në rajonet ku ata banonin dhe banojnë”, ka shkruar ai. /Telegrafi//ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10280,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,597,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1669,Iliridë,324,Kosovë,3034,Kulture,808,Luginë,71,Moti,2,Politik,2074,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Dy harta të panjohura, të shtrirjes së shqiptarëve në Ballkan (Foto)
Dy harta të panjohura, të shtrirjes së shqiptarëve në Ballkan (Foto)
https://4.bp.blogspot.com/-_oOXPRCOziU/XDD84k8kZ0I/AAAAAAAAd84/UYR8SuDYYncJRbyawoxNtREQwoXlwtNGgCLcBGAs/s640/flamuri-e1488659590663-780x439.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-_oOXPRCOziU/XDD84k8kZ0I/AAAAAAAAd84/UYR8SuDYYncJRbyawoxNtREQwoXlwtNGgCLcBGAs/s72-c/flamuri-e1488659590663-780x439.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/dy-harta-te-panjohura-te-shtrirjes-se.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/dy-harta-te-panjohura-te-shtrirjes-se.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy