Fashistët maqedonas kundër shqiptarëve

Nga Sashe IVANOVSKI

Gjysma e maqedonasve janë fashistë të pastër dhe të Sheshelit. Gjysma e këtyre e pranojnë hapur dhe gjysma e fshehin me llojlloj arsyetimesh të tipit: Abe, unë nuk jam kundër shqiptarëve, por… Shumë më janë interesant këta të dytit që fshehin se janë të Sheshelit. Kështu që, për të gjitha kërkesat e shqiptarëve për më shumë të drejta, ata fashizmin e tyre e maskojnë me arsyetime të ndryshme juridike. Kështu që shkojnë me truke si në vijim:

– Abe shihni, çdo gjë është në rregull, por nuk është sipas procedurave, e unë kështu jam shumë i dhënë pas procedurave!

– Abe shihni, nuk është në interes tuajin që të keni aq shumë të drejta, shumë mirë nuk është për të mirë!

– Abe shihni, në rregull është e gjithë kjo, por pse bre maqedonasit nuk kanë të drejta në vendet fqinje të Ballkanit, së pari për ata e pastaj për juve, unë nuk kam asgjë kundër jush (a në realitet zorrët i kthehen mbrapsht kur i kujtohet shqiptari)

– Abe unë jam kozmopolit, jugosllav, por megjithatë, këta shqiptarët janë një fis i egër, shkenca e thotë atë, jo unë?!

– Abe këtë krejt masonët dhe Sorosi na e mjegullon, ai dëshiron që ne të zihemi, sa bukur kemi jetuar të gjithë në harmoni në Jugosllavi (himni këndohej me HEJ SLLOVENI, shqiptarët rriheshin vazhdimisht, ua rrënonin muret në Saraj sepse ishin shumë të larta, në administratë ka patur të punësuar 0,0000001% shqiptarë, të gjitha fshatrat e shqiptarëve kanë qenë pa ujë, kanalizim, rrugë, shkolla etj)

– Kush be, unë jam për shqiptarët, por çka ju mungon bre, mos bëj hajgare, të gjitha i kanë, madje edhe më tepër, e kanë tepruar me këto kërkesat tash më! Si nuk kanë ujë në sy! (Kërkesat janë të njëjtat me kërkesat e maqedonasve në Greqi, Shqipëri e Bullgari)

– A be shihi, patjetër duhet të mësojnë maqedonisht, për të mirën e tyre, nesër do të shkoj në Bit Pazar, si do të më shërbejnë, a, ndërsa do të mbeten pa bukë, a be për të mirën e tyre është kjo, unë mendoj që për ata të jetë mirë!

– Ejani be të debatojmë, të numërohemi, sa janë, pse gënjejnë se janë 20 për qind, më pak janë bre (të gjitha gratë shqiptare kanë nga 5 fëmijë edhe atë që në moshën 20 vjeçare, burrat që në moshën 45 vjeçare tash më janë gjyshër me 5 djem dhe 20 nipa, ndërsa tanët edhe meshkujt edhe femrat në moshën 40 vjeçare ende nuk janë martuar as për fëmijë nuk ju bije ndërmend, por me nga 5 qenë shëtitën nëpër park, në të gjitha ndërtesat në Shkup me 6 hyrje dhe 7 kate me nga 100 banesa ka vetëm 10 fëmijë në ndërtesë, përmendja shkupjanes fëmijët do të të nxjerrë sytë me lugë të plastikës për ekspreso)

– A be aman me atë nacionalizëm, të gjithë bre jemi qytetarë bre ej, hajde të kemi një shoqëri Qytetare (me shoqërinë qytetare nënkuptohet MAQEDONIA E MAQEDONASVE PREJ KËTU DERI NË PELEPONEZ)

– Ej, pse bre më lodhë me politikë, mua nuk më intereson politika, unë bëj filmin tim (kur kupton se Maqedonia është bë dygjuhësore, ndërron profilin me një luan të shprishur me gjak që i rrjedh nga goja)

– A bre këta shqiptarët shumë merren me krim, drogë, fishekzjarrë, prostituta nëpër bordele, shumë dëm bre po bëjnë, unë jam për të patur rend, nuk japin llogari fiskale (e bëjnë drejtor në r….s….., vjedh 1 milion euro menjëherë me një tender të rregulluar, blen haciendë në emër të kumbarës).

(përktheu dhe përpunoi koha.mk)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Fashistët maqedonas kundër shqiptarëve
Fashistët maqedonas kundër shqiptarëve
https://3.bp.blogspot.com/-6hlSHUVJgjA/XESsjd787fI/AAAAAAAAfRI/V77VKiQi0Yc9J-xHWUAeWQv9U_myLkEPACLcBGAs/s640/sashe-politika-800x445.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-6hlSHUVJgjA/XESsjd787fI/AAAAAAAAfRI/V77VKiQi0Yc9J-xHWUAeWQv9U_myLkEPACLcBGAs/s72-c/sashe-politika-800x445.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/fashistet-maqedonas-kunder-shqiptareve.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/fashistet-maqedonas-kunder-shqiptareve.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy