Gazeta austriake: Thaçi kërkon shkëmbim territoresh që Kosova të pranohet në BE-NATO

Gazeta austriake “Tiroler Tageszeitung” ka thënë se Hashim Thaçi i sheh planet për një shkëmbim të territorit me Serbinë si mënyrën më e mirë për ta çuar përpara pranimin në BE dhe NATO. Sipas tij, marrëveshja do të krijojë më shumë stabilitet dhe paqe në rajon. Ai ka thënë se kjo do t’ia mundësojë Kosovës dhe Serbisë hyrjen në BE dhe NATO.

“Nuk do të ketë kufi monoetnik, të dyja vendet do të jenë multietnike”, tha ish-bashkëthemeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftoi në vitet e 90-a për ndarjen e Kosovës nga Serbia. Tensionet në veri të Kosovës janë një nga arsyet për lidhjen e një marrëveshjeje me Serbinë së shpejti. “Një marrëveshje e tillë do të thotë se kurrë më nuk do të ketë luftë mes dy vendeve. Njerëzit do të kenë një jetë më të mirë, sepse marrëveshja do ta përmirësojë situatën ekonomike, do të krijojë më shumë vende pune dhe do të hapë kufijtë”, tha Thaçi.

Sipas gazetës, gjasat për një marrëveshje të suksesshme janë më të mira se kurrë më parë sepse BE-ja dhe SHBA-ja po e mbështesin këtë plan. “Një risi është se Rusia gjithashtu do të jetë e gatshme të pranojë një marrëveshje që miratohet nga të dyja palët”, tha presidenti. “Në të kaluarën, nuk kishte një gatishmëri kaq të madhe. Nëse nuk e shfrytëzojmë këtë mundësi, njerëzit tanë do të na dënojnë për dekada të tëra”, vazhdoi ai.

Sipas Thaçit, marrëveshja nuk duhet ta rregullojë vetëm çështjen e kufirit. “Nuk është vetëm për shkëmbimin e territorit, por për të gjitha aspektet tjera”, shpjegoi Thaçi. “Kjo marrëveshje do të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që gjithashtu merret me çështje të tjera, të tilla si të zhdukurit në luftën e popujve të ish-Jugosllavisë që ende nuk janë kthyer në shtëpi”, tha ai.

Thaçi ka hedhur poshtë mundësinë e krijimit të Shqipërisë së Madhe. “Nuk do të ketë as Shqipëri të Madhe, as Kosovë të Madhe. Në vend të kësaj, ne synojmë ta integrojmë rajonin në hapësirën pan-evropiane”, tha ai.

Presidenti kosovar e ka mbrojtur vendimin për transformimin e FSK-së në ushtri, vendim i cili u kritikua rëndë nga Serbia. “Ky është një vendim i justifikuar i një shteti sovran. Unë kam vendosur në bazë të vullnetit të popullit të Kosovës”, theksoi Thaçi. Sipas tij, kjo ushtria është multietnike dhe do të sigurojë paqe me vendet tjera. “Gabimi ynë është se e morëm shumë vonë këtë vendim”, tha Thaçi, shkruan “Tiroler Tageszeitung”, transmeton Gazeta Express./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gazeta austriake: Thaçi kërkon shkëmbim territoresh që Kosova të pranohet në BE-NATO
Gazeta austriake: Thaçi kërkon shkëmbim territoresh që Kosova të pranohet në BE-NATO
https://2.bp.blogspot.com/-KysnjulYM7E/XES0kXZ0vHI/AAAAAAAAfR4/U6uKXvuzk6EhYzPUxYBgn0473vqwKQI5gCLcBGAs/s640/thaaaci_1547982617-2719831%2B%25281%2529.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-KysnjulYM7E/XES0kXZ0vHI/AAAAAAAAfR4/U6uKXvuzk6EhYzPUxYBgn0473vqwKQI5gCLcBGAs/s72-c/thaaaci_1547982617-2719831%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/gazeta-austriake-thaci-kerkon-shkembim.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/gazeta-austriake-thaci-kerkon-shkembim.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy