Haradinaj: Akoma pranojmë trupa të pajetë nga Serbia, nuk e heqim taksën

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka asnjë koment në lidhje me qëndrimet e Bashkimit Evropian sa i përket kërkesave për tërheqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Ndërsa, përmend se Kosova akoma merr trupa të pajetë edhe 20 vjet pas luftës, ndërsa Serbia nuk jep asnjë shpjegim se si përfunduan trupat e shqiptarëve në lumin Danub.

Haradinaj tha se nuk komenton edhe kushtet që Serbia po krijon sa i përket vazhdimit të dialogut me Kosovën, qëndrime të cilat, sipas tij, edhe nëse kanë kaluar te BE-ja, nuk i bëjnë përshtypje.

Më tej ai ka arsyetuar faktin se Kosova është ulur në bisedime gjithnjë pa asnjë kusht ndonëse tash e sa kohë ende pranon trupa të pajetë, viktima të luftës së fundit në Kosovë, duke theksuar se derisa nuk shfaqet njohja në tryezë, kjo taksë nuk do të hiqet.

”Për besë nuk kam ndonjë koment për qëndrime të Serbisë, nëse kthehen ato në qëndrime të BE-së prapë nuk kam ndonjë koment”.

”Ju e dini ne ende vazhdojmë të pranojmë trupa të pajetë në kufi të Serbisë. Kur isha kryeministër në 2004, kam shkuar në Merdar e kam marr disa trupa të pajetë”.

”Asnjë certifikatë nuk iu është dhënë Kosovës se si kanë vdekur këta njerëz, janë gjetur në Batajnicë, Danub por kurrë një certifikatë Kosova se ka marrë se si kanë përfundu ata atje”.

”Dhe duke qenë kështu gjendja Kosova pa ta dhënë askush një letër me tthanë se kështu ka ndodhë, është ulur me ta në tavolinë. Bile të ishte bë ndonjë gjykatë, madje Kosova iu është bë një gjykatë pasi i ka përfundu tre ndërkombëtare”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Haradinaj: Akoma pranojmë trupa të pajetë nga Serbia, nuk e heqim taksën
Haradinaj: Akoma pranojmë trupa të pajetë nga Serbia, nuk e heqim taksën
https://1.bp.blogspot.com/-Fs7lO_dMoAM/XDjYwRvcQmI/AAAAAAAAeiA/Gk8459mAdGYOi44XirxYUjEuZLApkeBlwCLcBGAs/s640/ramnbi_1547212555-7345455.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Fs7lO_dMoAM/XDjYwRvcQmI/AAAAAAAAeiA/Gk8459mAdGYOi44XirxYUjEuZLApkeBlwCLcBGAs/s72-c/ramnbi_1547212555-7345455.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/haradinaj-akoma-pranojme-trupa-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/haradinaj-akoma-pranojme-trupa-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy