Haradinaj: Do t’i mëshoja allti në lule të ballit, nëse dikush do të provonte të më vinte pranga për Hagë (VIDEO)

, Haradinaj: Do t’i mëshoja allti në lule të ballit, nëse dikush do të provonte të më vinte pranga për Hagë (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, njëherësh ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për thirrjen e parë për gjykim që ka marrë nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të mos i vihen prangat para se të paraqitej para këtij institucioni të drejtësisë, pasi një gjë të tillë e konsideronte poshtërim.

“Nëse dikush do të kishte provuar të më turpëronte, të më vinte pranga apo diçka, kam mundur t’i mëshoj allti në lule të ballit”, ka thënë Haradinaj.

“Nëse bëni filma, keni për të parë filma”, ka kujtuar të ketë paralajmëruar ai.

“Më kanë thënë: Nuk e kemi interes ta poshtërojmë Kosovën, e as ty. Jemi respektues ndaj teje”, ka treguar Haradinaj.

“U thashë: Mos i vini pranga kujt. Nuk jemi as qyqana, as flliqtana”, ka kujtuar shefi i ekzekutivit të vendit./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button