Haradinaj: SHBA-ja kërkon heqjen e taksës, por ne nuk tërhiqemi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se zyrtarisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar zyrtarisht heqjen e vendimit për taksën ndaj produkteve serbe. Por kreu i ekzekutivit thotë se vendimi për taksën nuk do të hiqet derisa të arrihet një marrëveshje për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia

Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se një kërkesë e tillë i ka ardhur përmes ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.

“Qëndrimi i departamentit vjen të unë përmes ambasadorit. Ambasadori ka shprehë qëndrimin e qeverisë amerikane për kërkesën për pezullim të taksës në mënyrë që me i hapë rrugë dialogut. Është kërkesë e tyre zyrtare. Mirëpo, ata duhet ta thonë vetë se nuk kemi fort të drejtë me i komentu qëndrimet e tyre. Po për hir të opinionit po”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve pas mbledhjes së Qeverisë.

Megjithatë, kreu i Qeverisë thotë se taksa do të qëndrojë, derisa të ketë ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse që si rezultat do të kishte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ai dialogun e tri viteve të fundit në Bruksel e ka quajtur si cirk, dhe ka thënë se nuk ia vlen që të hiqet taksa për vazhdimin e një dialogu të tillë.

“Është kërkesë e tyre zyrtare. Sot e kishim pezulluar, sikur ta kishim një kontratë të dakordume, e pezullojmë. Se nuk është vendos tarifa për me e pengu një marrëveshje. Por para se të kemi një marrëveshje për njohje, për me e vazhdu një cirk që u quajt dialog si i këtyre dy tri viteve të fundit, nuk ka logjikë me u heq. Nëse shkruhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ua jap mundësinë e pezulloj, për aq ditë sa zgjat ajo mundësia me u nënshkru. Nuk është qëllimi që na me taksë me e blloku marrëveshjen për njohje”, ka shtuar tutje Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se do të presin që të ketë një marrëveshje Kosovë-Serbi deri në vitin 2022, e nëse nuk do të ketë një marrëveshje për njohje, taksa do të qëndrojë.

“Serbia mendon me shkue deri me 22-in me zvarritje të proceseve, ne do ta mbajmë taksën deri me të 22-in. Nëse nuk ka marrëveshje, taksa rrin. BE-ja duhet me e ditë, që nëse nuk hyjmë të dyja vendet në të njëjtën ditë në BE, nuk është zgjidhë çështja e Ballkanit”, ka potencuar Haradinaj./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11495,Camëri,133,Editorial,2629,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,379,Kosovë,3493,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2329,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,679,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Haradinaj: SHBA-ja kërkon heqjen e taksës, por ne nuk tërhiqemi
Haradinaj: SHBA-ja kërkon heqjen e taksës, por ne nuk tërhiqemi
https://3.bp.blogspot.com/-pPgu70HywA8/XD4TI_Y9HoI/AAAAAAAAe3o/qYo_1dBIzp8SpAmWdjtyngcZ4wY5zk4oACLcBGAs/s640/haradinaj_1543056284-4459902.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-pPgu70HywA8/XD4TI_Y9HoI/AAAAAAAAe3o/qYo_1dBIzp8SpAmWdjtyngcZ4wY5zk4oACLcBGAs/s72-c/haradinaj_1543056284-4459902.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/haradinaj-shba-ja-kerkon-heqjen-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/haradinaj-shba-ja-kerkon-heqjen-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy