Ismail Qemali: Lufta, profesioni i preferuar i shqiptarit - Intervista e vitit 1915 në Paris

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Gazeta franceze, «Le Matin», ka botuar, të hënën e 8 nëntorit 1915, në ballinë, intervistën e zhvilluar me atdhetarin dhe ish-udhëheqësin politik shqiptar, Ismail Qemalin, i cili gjendej asokohe në Paris.

Kësaj here, lideri shqiptar gjendej në rolin e këshilltarit. Ai, pa harruar të vë në dukje virtytet e popullit tonë dhe duke analizuar gjithashtu situatën në Ballkan, ka sugjeruar përmirësimin apo përforcimin marrëdhënieve franko – shqiptare.

Në vijim, do të gjeni intervistën e plotë të kreut të parë të shtetit shqiptar, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Shqiptarët dhe lufta

Shpresa dhe simpati

Ismail Qemali na tregon rolin e rëndësishëm që vendi i tij mund të luajë.

Mjafton ti hedhësh një sy hartës së Ballkanit për të kuptuar se Shqipëria mundet të jetë, në çdo moment, skenë operacionesh të rëndësishme ushtarake. Sidoqoftë, duhet pranuar se të paktën një pjesë e ushtrisë serbe do të furnizohet nga territori shqiptar. Me këtë rast, qëndrimi i njerëzve luftarakë të këtij vendi do të jetë padyshim dhe së shpejti një faktor i rëndësishëm në luftën ballkanike.

Ne kemi folur për këtë situatë me ish-kreun e Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, që shpalli pavarësinë e kombit të tij, Ismail Bej Qemalin, aktualisht në Paris. I lindur shqiptar, ai, nuk ka reshtur, gjatë karrierës së tij të gjatë, të marrë pjesë aktive në ngjarjet politike të Lindjes:

“Unë nuk do të kisha marrë kurrë mundin të flisja sot për vendin tim dhe aspiratat e tij ndaj një populli të angazhuar në luftën më të rëndësishme, nëse nuk do të isha i sigurtë se tashmë në këtë luftë edhe bashkatdhetarët e mi mund të luajnë një rol të dobishëm.

Shqipëria u krijua teorikisht si një shtet në 1913, por kjo pavarësi nuk u arrit në kushtet që përputheshin me të drejtat dhe pretendimet e saj legjitime. Serbët, malazezët, bullgarët dhe grekët e cënuan nga të gjitha anët dhe e shtrënguan deri në pikën e mbytjes.

Populli shqiptar, i detyruar të pranonte zgjedhjen e caktuar nga Evropa, nuk kishte institucione që mund të promovonin zhvillimin e tij kombëtar. Sot, me përhapjen e luftës në Ballkan, ai gjendet dëshmitar i një lufte, ku sigurisht disa aksione do të ndodhin në territorin e tij.

Vetëm nëse nuk njohim natyrën luftarake të këtij populli, mund të mendojmë se ai do të mbetet spektator pasiv i këtyre luftërave.

Nuk mund të ketë dyshime se populli shqiptar është i përgatitur dhe i ngazëlluar kundër serbëve, të cilët në luftën e fundit ballkanike e cënuan keq atë. Por, për ata që njohin të kaluarën dhe ndjenjat e shqiptarit, admirimin që ai mbart ndaj emrit të lavdishëm të Francës, është e qartë se simpatia e thellë, e rrënjosur në zemrën e tij, nuk mund të zhduket, dhe përmes këtij gjesti magjepsës dhe disa procedurave dashamirëse e të barabarta, Franca mund të krijojë tek ne miq të përkushtuar për ta ndihmuar atë në të gjitha rrethanat.

Populli ynë është gjithmonë i gatshëm të luftojë dhe lufta është profesioni i tij i preferuar. Ai nuk do të hezitonte t’i përgjigjej thirrjes së Francës dhe atyre që luftojnë me të për lirinë e kombeve. Dëshira e popullit shqiptar është që pavarësia e tij, si në veri dhe në jug, të garantohet kundër shkeljeve që do të ndodhin në mënyrë të pashmangshme nëse pushtimi (vërshimi) bullgar lejohet të përparojë në Adriatik.

Shqipëria do të harrojë zemërimet e vjetra dhe do të mendojë vetëm për të ardhmen nëse i garantojnë pavarësinë dhe e ndihmojnë të realizojë aspiratat e saj.

Duke marrë parasysh luftën e vazhdueshme në të gjithë Evropën, prania e trupave me përvojë, në një vend strategjik aq të rëndësishëm sa Shqipëria, mund të jetë, në momentin e duhur, një veprim efikas. Aleatët, të shqetësuar për të vënë të gjitha mundësitë në anën e tyre, sipas mendimit tim dhe pse aq modest sa duket, nuk duhet të lënë pas dore këtë faktor. Le të flasim për ndjenjën kombëtare aq të fuqishme në mesin e shqiptarëve dhe do të marrin nga ata, duke i drejtuar, një ndihmë shumë të vlefshme ushtarake.

Unë mendoj se opinioni (publiku) francez nuk duhet të humbasë një mundësi të tillë.”/ZgjohuShqiptar.info

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ismail Qemali: Lufta, profesioni i preferuar i shqiptarit - Intervista e vitit 1915 në Paris
Ismail Qemali: Lufta, profesioni i preferuar i shqiptarit - Intervista e vitit 1915 në Paris
https://4.bp.blogspot.com/-YGpMiUcANqg/XDEbHZ8TrnI/AAAAAAAAd9c/QAm-SPltsV0IAgvcNH2hYirBNnkli5ZwQCLcBGAs/s640/isa1-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-YGpMiUcANqg/XDEbHZ8TrnI/AAAAAAAAd9c/QAm-SPltsV0IAgvcNH2hYirBNnkli5ZwQCLcBGAs/s72-c/isa1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/ismail-qemali-lufta-profesioni-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/ismail-qemali-lufta-profesioni-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy