“Keni ngecur”, demokracia në Shqipëri sipas “The Economist”

Niveli i demokracisë në Shqipëri ka mbetur në vend, ndërkohë që vijon të klasifikohet si një shtet me një demokraci hibride. Këto janë përfundimet e raportit më të fundit të indeksit të demokracisë në botë të publikuar çdo vit nga prestigjiozja “The Economist”.

Por, pavarësisht se në indeksin e përgjithshëm dhe në të 5 shtyllat kryesore, vendi ynë nuk ka fituar asnjë pikë, në renditjen globale ka fituar një pozicion, duke u ngjitur në vendin e 76-të në botë, nga vendi i 77-të që ishte më parë.

Kjo ngjitje në renditje duket se është rrjedhojë e përkeqësimit të të tjerëve. Elementët kryesorë që merren në vlerësim janë: liritë civile, kultura politike, pjesëmarrja politike, funksionimi i qeverisë si dhe sistemi elektoral.

Në asnjë prej këtyre shtyllave, Shqipëria nuk ka pësuar ndryshim në krahasim me vitin 2017. Edhe këtë vit, Shqipëria ka dështuar të bëjë hapin cilësor në këtë renditje, pasi për vetëm një vend nuk është pozicionuar dot ndër shtetet e klasifikuara në demokraci me të meta.

Në nivel global, demokracia vlerësohet se ka rënë ndjeshëm, thotë raporti më i fundit i “The Economist” që vlerëson gjendjen e demokracisë nëpër botë.

Në rajon ndërkohë, situata nuk ka ndryshuar, pasi Serbia vijon të jetë e para, e ndjekur nga Shqipëria, ndërkohë që Bosnje Hercegovina është në vend të fundit. Maqedonia ka fituar plot 10 pozicione në renditjen e përgjithshme dhe tashmë kërcënon në klasifikim vendin tonë. Ndryshimet më të fundit në modelin e qeverisjes në vendin fqinj duket se kanë nxitur këtë përmirësim të nivelit të demokracisë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Keni ngecur”, demokracia në Shqipëri sipas “The Economist”
“Keni ngecur”, demokracia në Shqipëri sipas “The Economist”
https://3.bp.blogspot.com/-W3b_zYxAYUk/XDYrkqfCDvI/AAAAAAAAeU4/KUzlxqWGsGQRVUxbuy4Pmss9ZLs16BO6gCLcBGAs/s640/democracy-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-W3b_zYxAYUk/XDYrkqfCDvI/AAAAAAAAeU4/KUzlxqWGsGQRVUxbuy4Pmss9ZLs16BO6gCLcBGAs/s72-c/democracy-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/keni-ngecur-demokracia-ne-shqiperi.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/keni-ngecur-demokracia-ne-shqiperi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy