Kotzias: Bushati u hoq se ishte kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë

Në një intervistë radiofonike, që ka shkaktuar komente dhe reagime të shumta, ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias iu referohet edhe marrëdhënieve me Shqipërinë.

Ai kritikon në fillim opozitën, “Demokracinë e Re” dhe tonet që përdor në lidhje me Ankaranë e Tiranën, duke theksuar se politika e Jashtme greke nuk duhet të ketë të njëjtat tone, ose të konkurrojë performancat e diplomacisë turke dhe shqiptare.

Kotzias i ka quajtur të papranueshme deklaratat e kreut të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis, se me veprimet e saj, Shqipëria nuk do të mund të bëhet pjesë e BE-së.

“Këto çështje kryhen vetëm me veprime diplomatike serioze dhe do t’i kujtoja “Demokracisë së Re” se e bëri Shqipërinë pjesë të NATO-s pa asnjë kusht”, ka deklaruar Kotzias.

Gjithashtu, ish-kreu i diplomacisë greke ka komentuar edhe ndryshimet e kabinetit qeveritar në Shqipëri, veçanërisht ndryshimin e ministrit të Jashtëm.

“Në këtë historinë e toneve të larta, më racionali, më luftëtari për pikëpamjet e tij, i ri në moshë, por një njeri shumë i pjekur, ministri i Jashtëm më serioz që kishte Shqipëria për të negociuar, zoti Bushati u largua nga detyra. E u largua, për mendimin tim, jo sepse kishte shumë vite ministër, siç thuhet në Shqipëri. Por, sepse kishte një pikëpamje të ndryshme për çështjen e Kosovës, domethënë nuk pajtohej me ndryshimin e kufijve”, ka thënë ai.

“Dhe e dyta – ka sqaruar Kotzias, – sepse kishim bërë këtë përpjekje për një paketë marrëveshjesh, e cila kishte përfunduar, por kishte dy probleme. Njëri nga pala shqiptare, pasi nuk ekzistonte Gjykata Kushtetuese që të certifikonte ndryshimet në një sërë çështjesh, sepse kishte vetëm dy nga 11 gjykatësit në këtë moment; dhe i dyti, sepse sa i përket Shqipërisë, ka edhe në shtetin grek një segment fundamentalist për të cilin nuk kam vendosur ende që të flas, por e kam informuar me detaje kryeministrin para se të largohem”, ka thënë ai.

Pikërisht ky segment që nuk njeh zyrtarisht me truke të ndryshme ligjore kufijtë dhe nuk është i gatshëm të njohë me mjete ligjore se ka mbaruar lufta mes Shqipërisë dhe Greqisë, një luftë që ka ndodhur para shumë dekadash. Greqia – ka përfudnuar Kotzias, – duhet të bëhet më serioze dhe të zgjidhë problemet, ose metodikisht ose menjëherë, siç zgjidhi nyjen gordiane me shpatë, Aleksandrin e Madh./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kotzias: Bushati u hoq se ishte kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë
Kotzias: Bushati u hoq se ishte kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë
https://4.bp.blogspot.com/-C8ZGTAetll4/XDJG8V7UQAI/AAAAAAAAeBo/X1QHNFy6Icw6RrZzmHXUnoqOquE23SuNwCLcBGAs/s640/auto_Bushati-Kotzias1546778231.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-C8ZGTAetll4/XDJG8V7UQAI/AAAAAAAAeBo/X1QHNFy6Icw6RrZzmHXUnoqOquE23SuNwCLcBGAs/s72-c/auto_Bushati-Kotzias1546778231.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/kotzias-bushati-u-hoq-se-ishte-kunder.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/kotzias-bushati-u-hoq-se-ishte-kunder.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy