Kotzias: Shqipëria e madhe dhe Bullgaria e madhe do të sillnin luftën në Ballkan

Në një artikull të gjatë ku reflekton përshtypjet e tij në lidhje me librin “Mutacioni i Maqedonisë”, i Spiro Sfetas, ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias zbulon strategjinë që ndoqi ai dhe qeveria Tsipras në momentin që firmosën Marrëveshjen e Prespës.
“Kjo marrëveshje kënaq të dyja palët në kontestin e emrit që zgjaste prej 3 dekadash. U ra dakort që emri i ri të ishte Maqedonia e Veriut, ku përfshihej edhe emri “Maqedoni”, siç këmbëngulte Shkupi, ashtu edhe përcaktimi gjeografik i territorit, siç këmbëngulte Athina”, tha Kotzias, i cili rrëfen rolin e shqiptarëve në këtë marrëveshje.

“Ali Ahmeti, udhëheqësi kryesor i shqiptarëve në Shkup, në një prej takimeve të gjata dhe të lodhshme që pata me të më kërkoi zgjidhjen sa më parë të çështjes së emrit duke deklaruar se nëse kjo çështje zvarritej, duke bllokuar edhe rrugën e integrimit të Shkupit në Bashkimit Europian rrezikohej një mpleksje e rrezikshme ekstremizmit fetar me nacionalizimin shqiptar”, thotë Kotzias.

Marrëveshja është kundërshtuar fort në Greqi nga opozita, por sidomos nga grupimet ekstremiste greke, të cilat i mëshonin idesë së ndarjes së Maqedonisë mes Bullgarisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Kotzias mbron sërish marrëveshjen dhe rrëzon argumentet e kundërshtarëve të saj me një kundërargument që përfshin Bullgarinë dhe Shqipërinë.

“Nëse Maqedonia do të ndahej, atëherë Greqia do të ishte përballë një rreziku të dyfishtë më të madh. Në veri do të kufizoheshim me një Shqipëri më të madhe dhe një Bullgari akoma më të madhe. Kjo do të ushqente nacionalizmin në të dyja këto vende. Le të imagjinojmë për një moment se çfarë do të ndodhte në rajonin tonë nëse zërat nacionalistë do të dëgjoheshin në Tiranë, Shkup, Athinë e Ankara. Unë personalisht nuk imagjinoj dot më pak se luftë”, shkruan ish-kryediplomati grek.

Kotzias lëvdon kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev dhe qorton qasjen, sipas tij, irridentiste të Nikolla Gruevskit sa i takon çështjes së emrit. Ai thotë se nëse në Shkup nuk do të kishte ardhur Zaev gjërat do të ishin në vendnumëro, në mos më të përkeqësuara./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kotzias: Shqipëria e madhe dhe Bullgaria e madhe do të sillnin luftën në Ballkan
Kotzias: Shqipëria e madhe dhe Bullgaria e madhe do të sillnin luftën në Ballkan
https://4.bp.blogspot.com/-TOqpDTm4PvY/XDTMsPJJsBI/AAAAAAAAeK4/R81nN7pRTHAiPYX2T-u1_mGbMQhZDsXSgCLcBGAs/s640/kotzias_13.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-TOqpDTm4PvY/XDTMsPJJsBI/AAAAAAAAeK4/R81nN7pRTHAiPYX2T-u1_mGbMQhZDsXSgCLcBGAs/s72-c/kotzias_13.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/kotzias-shqiperia-e-madhe-dhe-bullgaria.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/kotzias-shqiperia-e-madhe-dhe-bullgaria.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy