Kryetari i Preshevës: Debati për ndryshimin e kufijve me efekt negativ te shqiptarët e Luginës (Video)

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se debati për ndryshimin e kufijve të Kosovës ka pasur efekt negativ te shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Arifi, në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini, ka thënë se debati për bashkimin e Preshevës me Kosovën ka lënë mbrapa shumë procese në Luginën e Preshevës.

“Situata ka stagnuar në shumë fusha. Disa projekte politike që kemi pasur me Serbinë për realizimin e të drejtave tona si shqiptarë në Luginën e Preshevës, kanë ngecur, janë ngadalësuar, ka humbur energjia. Edhe ndërkombëtarët tani kanë humbur vëmendjen, pasi sytë i kanë drejtuar nga ndryshimi i kufijve dhe te konsolidimi politik i qëndrimeve të tyre ndaj këtyre debateve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i Preshevës ka thënë se edhe investimet kapitale janë ndalur në Preshevë, madje edhe qytetarët kanë hezitime të investojnë në pronat e tyre.

“Një pjesë e qytetarëve janë të dëshpëruar. Të tjerë janë në situatë të vështirë që nuk kanë mundur të investojnë në shtëpitë e tyre, apo të investojnë në vendin tonë [Preshevë]. Kemi pasur një rënie të investimeve në Preshevë për vitin 2018”, tha ai.

Arifi ka thënë se edhe rinia ka ikur nga Presheva dhe në përgjithësi debati për ndryshimin e kufijve ka pasur efekt negativ.

Ai ka thënë se edhe komunikimi i institucioneve të Kosovës me zyrtarët e Luginës së Preshevës është zbehur dhe nuk e ka ruajtur nivelin e fillimit.

“Debati i brendshëm në Kosovë, ka lënë nën hije shqiptarët e Preshevës. Komunikimi është zbehur dhe nuk është mbajtur siç ka qenë në fillim”, tha ndër të tjera kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi./Telegrafi//ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kryetari i Preshevës: Debati për ndryshimin e kufijve me efekt negativ te shqiptarët e Luginës (Video)
Kryetari i Preshevës: Debati për ndryshimin e kufijve me efekt negativ te shqiptarët e Luginës (Video)
https://2.bp.blogspot.com/-hapOEVnX9wM/XDebk7EUBuI/AAAAAAAAeeE/orry2leU16kOIrTfRa3_dZnIV69_0gfUgCLcBGAs/s640/screenshot-10_1547073196-7119174.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-hapOEVnX9wM/XDebk7EUBuI/AAAAAAAAeeE/orry2leU16kOIrTfRa3_dZnIV69_0gfUgCLcBGAs/s72-c/screenshot-10_1547073196-7119174.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/kryetari-i-presheves-debati-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/kryetari-i-presheves-debati-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy