Ku do të shkojë diplomacia shqiptare?! Bushati anulon axhendën e takimeve jashtë

Përplasja institucionale mes Presidentit dhe Kryeministrit, me në fokus kreun e diplomacisë shqiptare, ka prodhuar pasojat e para në politikën e jashtme të vendit, duke filluar nga marrëdhëniet me Gjermaninë, vendi me më shumë peshë në Europë.

Top Channel mësoi se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e ka anuluar vizitën e tij në Gjermani, të programuar për javën e ardhshme. Bushati duhej të takonte homologun e tij në Berlin, ku të martën më 15 janar do të pritej në vizitë zyrtare nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass.

Zhvillimet e fundit kanë detyruar Ditmir Bushatin të anulojë axhendën e jashtme, pjesë e së cilës ishin edhe dy takime në Bruksel më 10 janar, gjithashtu të anuluara: ai me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, si dhe takimi me eurokomisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, asnjëri prej të cilëve nuk u zhvillua.

Ditmir Bushati gjendet në kushtet ku Kryeministri ka zgjedhur ta zëvendësojë atë, ndërsa Presidenti refuzon të dekretojë largimin e tij, një imponim ky që e ka kthyer “de facto” kabinetin në qeverinë Rama-Meta.

Burime nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i thanë Top Channel-it se pavarësisht kësaj situate dhe anulimit të axhendës së jashtme, mbeten të konfirmuara dy takime të tjera të ministrit Bushati me homologët e tij në Tiranë. Bëhet fjalë për vizitat në Shqipëri të ministrit italian, Enzo Moavero Milanesi, programuar për të mërkurën më 16 janar, si dhe atë të ministrit të Jashtëm holandez, Stef Blok, në axhendë të enjten.

Burimet shpjegojnë se për të ruajtur seriozitetin e shtetit, Ditmir Bushati nuk ka kërkuar anulimin e këtyre dy vizitave, për sa kohë ata janë ftuar nga autoritetet shqiptare, si dhe nga ana tjetër të dy ministrat e Jashtëm kanë konfirmuar vullnetin për t’u takuar me ministrin Bushati, pavarësisht zhvillimeve të fundit./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ku do të shkojë diplomacia shqiptare?! Bushati anulon axhendën e takimeve jashtë
Ku do të shkojë diplomacia shqiptare?! Bushati anulon axhendën e takimeve jashtë
https://4.bp.blogspot.com/-WsEuY1ubRzE/XDtkdiG5ctI/AAAAAAAAer8/i-mGTIs6vbkh3kX3kaOUx51pv6G_xXHIwCLcBGAs/s640/screenshot-44_1547390225-3524031.png
https://4.bp.blogspot.com/-WsEuY1ubRzE/XDtkdiG5ctI/AAAAAAAAer8/i-mGTIs6vbkh3kX3kaOUx51pv6G_xXHIwCLcBGAs/s72-c/screenshot-44_1547390225-3524031.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/ku-do-te-shkoje-diplomacia-shqiptare.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/ku-do-te-shkoje-diplomacia-shqiptare.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy