Kujdes, në Shqipëri është rikthyer virusi AH1N1

Rastet e para me grip në vendin tonë janë izoluar tashmë.

Ditët e para dhe shumë të ftohta të janarit kanë sjellë me vete edhe virusin e gripit. Deri më tani, Laboratori i Institutit të Shëndetit Publik ka konfirmuar se, aktualisht në vendin tonë është duke qarkulluar virusi AH1N1.

“Po, ka filluar sezoni i gripit. Pra edhe numri i rasteve me viroza respiratore është rritur. Nuk kemi një numër tepër të lartë të rasteve, por jemi në sezonin e gripit. Ne kemi izoluar raste me grip, të cilët i përkasin virusit AH1N1, ish-virusi pandemik, i cili tashmë është kthyer në një virus sezonal”, tha Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, në ISHP.

Virusi AH1N1 shfaq simptoma të njëjta me viruset e tjera, si dhimbje koke, dhimbje muskulare të forta, kollë të thatë, etj.. Ekspertët e ISHP-së janë duke shqyrtuar format e shfaqjes së këtij virusi në popullatë, pasi me kalimin e kohës, viruset pësojnë mutacione dhe japin komplikacione te njerëzit.

“Viruset e gripit janë shumë hileqarë dhe pësojnë mutacione të ndryshme, ndaj është shumë e rëndësishme që të kryhet vaksinimi ndaj gripit. Ky vaksinim kryhet në çdo kohë, gjatë të gjithë periudhës së gripit dhe krijon imunitetin e duhur, apo bën që personi, edhe nëqoftëse infektohet nga gripi, të mos kalojë forma të rënda të tij”, tha më tej Silva Bino.

Personat që kanë sëmundje kronike – si diabet, probleme pulmonare, apo janë obezë, – janë të prirur të shfaqin komplikacione nëse preken nga virusi i gripit. Ndaj, sipas ekspertëve, ata duhet të rendin të bëjnë vaksinën e gripit.

Aktualisht janë vetëm 4 raste të konfirmuara në Laboratorin e ISHP-së, ndërkohë që mund të ketë raste të tjera, të cilat trajtohen në shtëpi dhe nuk janë paraqitur te mjeku.Top Channel/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kujdes, në Shqipëri është rikthyer virusi AH1N1
Kujdes, në Shqipëri është rikthyer virusi AH1N1
https://4.bp.blogspot.com/-Fz0twmmoLPY/XDjJw9quM7I/AAAAAAAAehE/B_IyM34ODEkxToFgF_JJpXDEFwd6ZJT3gCLcBGAs/s640/110119-gripi-15-22_1547223816-6474446.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Fz0twmmoLPY/XDjJw9quM7I/AAAAAAAAehE/B_IyM34ODEkxToFgF_JJpXDEFwd6ZJT3gCLcBGAs/s72-c/110119-gripi-15-22_1547223816-6474446.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/kujdes-ne-shqiperi-eshte-rikthyer.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/kujdes-ne-shqiperi-eshte-rikthyer.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy