Kumari ende gjallë, kompanitë shqiptare "helmojnë" tani që nga Kosova

Pas dy rasteve në Tiranë, policia zbuloi edhe 4 raste të tjera të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në Korçë, Tropojë, Berat dhe Sarandë, uniformat blu sekuestruan 3 tavolina të përshtatura për lojëra fati, 5 njësi kompjuterike dhe pajisje elektronike, të cilat përdoreshin për organizimin e kumarit.

Shtatë persona janë proceduar penalisht, 4 prej të cilëve pronarë lokalesh ku zhvillohej aktiviteti antiligjor.

Por, nëse prej 1 janarit, për pjesën dërrmuese të lojtarëve të kumarit në garat sportive, bastet janë bërë të pamundura, ky aktivitet vijon normalisht “online”.

Nga vëzhgimi rezulton se, faqet e internetit të të paktën dy kompanive shqiptare të basteve vijojnë të jenë aktive, e kur klikohen të transferojnë automatikisht në faqet e tyre në Kosovë, ku edhe operojnë.

E njëjta gjë vlen edhe për faqet e njohura të huaja që ofrojnë shërbim për baste sportive dhe lojëra elektronike fati, të cilat vijojnë të jenë funksionale.

Disa prej tyre janë të bllokuara vetëm kur tentohet të aksesohen në versionin mobile. Ligji për ndalimin e lojërave të fatit, i cili hyri në fuqi më 1 janar, me sa duket ka dhënë efektet e para duke hequr kumarin që kishte zaptuar çdo lagje, por jo atë virtual.

Sipas ekspertëve, me gjithë pengesat që mund të vendosin autoritetet, bllokimi i faqeve të huaja të basteve është i pamundur, për shkak të mundësive të pafundme që ofron teknologjia.Top Channel/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kumari ende gjallë, kompanitë shqiptare "helmojnë" tani që nga Kosova
Kumari ende gjallë, kompanitë shqiptare "helmojnë" tani që nga Kosova
https://4.bp.blogspot.com/-pjuO0t3RF8I/XDTuuAooRNI/AAAAAAAAePs/Yt1JgPeBc9wK8RZFV0NJ0--czlAupzj-wCLcBGAs/s640/Online-Betting-730x410.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-pjuO0t3RF8I/XDTuuAooRNI/AAAAAAAAePs/Yt1JgPeBc9wK8RZFV0NJ0--czlAupzj-wCLcBGAs/s72-c/Online-Betting-730x410.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/kumari-ende-gjalle-kompanite-shqiptare.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/kumari-ende-gjalle-kompanite-shqiptare.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy