Kur ‘Arushës Shqiptare’ i mjaftojnë 30 sekonda për të hedhur kundërshtarin në tokë (VIDEO)

, Kur ‘Arushës Shqiptare’ i mjaftojnë 30 sekonda për të hedhur kundërshtarin në tokë (VIDEO)Ai është vetëm 20 vjeç dhe po mahnit një kontinent të tërë me talentin e tij, pasi numëron dhjetëra suksese në 6 sporte të ndryshme.

Mbi 115 fitore dhe vetëm 11 humbje është bilanci i tij vetëm në boks.

E këtyre fitoreve i shtohet edhe një tjetër, ku 20-vjeçarit me origjinë shqiptare i mjaftojnë vetëm 30 sekonda për ta hedhur në tokë kundërshtarin e tij.

Ai quhet Reshat Mati, i biri i një shqiptari nga Dibra, i cili ka emigruar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin ’88.

20-vjeçari i lindur në Staten Island në New York, konsiderohet si në nga boksierët me të ardhme të ndritur, jo vetëm në SHBA-në e largët, por në të gjithë botën.

Mati njihet edhe si ‘Arusha Shqiptare’, një emërtim ky i fituar prej tij për shkak se ndeshjet në shumicë i përfundon duke rrëzuar kundërshtarët.

Djaloshi është nga ata sportistë që gjithmonë e ka treguar identitetin e tij, pavarësisht se ka lindur në SHBA.

Ai është krenar për rrënjët e këtë e tregon në cdo ndeshje.

Përballjen e parë si profesionist në sportin e Boksit pak ditë më parë, ‘Arusha” e ka fituar me K.O., por ajo çfarë e bën më madhështore fitoren e tij është fakti se kundërshtari i tij ishte 29 vjeç./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button