Luftëtarët shqiptarë në skajet e Rusisë mesjetare

Nga Elvi Sidheri
Duke qenë se vitet e fundit po dëgjojmë fort shpesh të përmendet Krimeja, ose zona e Donbasit, që rusët e quajnë Rusia e Re, për çështje luftarake faktikisht, qysh nga aneksimi i njëanshëm rus i këtij gadishulli ukrainas dhe Doneckut e Luhanskut, deri në incidentet e fundit në ngushticën e Kerçit me anijet ukrainase të ndaluara paligjshëm nga rusët; nuk kishte si mos të sillnim në vëmendjen e lexuesve disa fakte kureshtarë historikë në lidhje me praninë mesjetare të luftëtarëve shqiptarë në këtë gadishull kaq strategjik e këto rajone kufitare ruso-ukrainase.
Krimeja në fakt, qysh në natën e kohëve pati mishëruar pikëtakimin dhe farën e mosmarrëveshjeve mes popujve e perandorive të ndryshme, që nga helenët e lashtë, te fisi i gotëve gjermanikë (të mbijetuar në këtë rajon gjer në shekullin e XVII), kolonitë e republikave marinare italiane, tartarët, osmanët, e në fund Perandoria Ruse.

E pikërisht në epokën e përplasjeve madhore ushtarake mes Rusëve perandorakë dhe Osmanëve, do të shfaqen në historinë e Krimesë edhe luftëtarët shqiptarë për të cilët do të flasim kësaj radhe, në vazhdën e thellimeve për Mërgatat Lindore të ShqiptarëveOrtodoksë.
Siç dihet, kozakët e Donit, të zonës së Kubanit, e rajonit të lumit Terek, qenë shquar historikisht për kontributin e tyre në mbrojtjen e kufijve të Rusisë, por gjithaq, të spikatur në ngadhënjimet e tyre të shumta ndaj armikut në historinë e Perandorisë Ruse janë edhe disa formacione shumë pak të njohura të parregullta ushtarake, me një origjinë fort grishëse, në këndvështrimin e ditëve të sotme.
Siç tregojnë burimet historike, mes shekujve XVIII dhe XIX Perandoria Ruse ishte gjendur në nevojë të madhe për formacione ushtarake që të nguliteshin në zonat kufitare dhe atje të vijonin shërbimin në mbrojtje të këtyre rajoneve. Për këtë arsye, origjina e këtyre ushtarëve vinte në plan të dytë për autoritetet ruse të asaj periudhe.
Më 8 prill (28 mars me kalendarin tonë) të vitit 1775 perandoresha Ekaterina II do të firmoste vendimin sipas të cilit i jepej hov zyrtarisht shpërnguljes së greko-shqiptarëve (arvanitasve të Peloponezit dhe ishujve) e të krishterëve të tjerë ortodoksë në territoret e mëparshme të Perandorisë Osmane në rajonin e Rusisë së Re, Новороссию, në rusisht, – në viset midis Rusisë së Vogël e Donit të kozakëve, që në atë kohë po vihej fuqimisht nën sundimin e Perandorisë Ruse.
Parakushtet për këtë dekret qenë të ndërlidhura me nënshkrimin në vitin 1774 të marrëveshjes së paqes të Kyçyk-Kajnarxhasë midis rusëve dhe osmanëve. Falë kësaj marrëveshje ishte arritur pavarësia e Khanatit të Krimesë dhe tartarëve të zonës së Kubanit (nogaive), e njëkohësisht Rusia kish fituar të drejtën për mbrojtjen popullsive të krishtera të principatave danubiane (Moldavisë e Vllahisë).
Kështu shumë të krishterë patën zgjedhur që lirisht të shpërnguleshin nga Perandoria Osmane në viset e sunduara nga rusët në rajonin e Rusisë së Re.
Rrjedhimisht, edhe shumë të krishterë ortodoksë greko-shqiptarë dhe shqiptarë të zonës së Bregut, patën zgjedhur ta shfrytëzonin këtë mundësi.
Në këtë aspekt, do të kishte jehonë domethënëse edhe thirrja që Konti Aleksei Orlov-Çermenski, komandanti i ushtrive ruse në kohën e ekspeditës në Arqipelag  (ekspeditë e flotës ruse të Balltikut në ishujt grekë, e gjysmës së dytë të shekullit XVIII), do t’u bënte popujve grekë e shqiptarë, që të mbështetnin rusët në këtë luftë, e të shpërnguleshin paskëtaj në ato vise të Rusisë të Re, që shquheshin për pjellorinë e theksuar, por edhe banueshmërinë tejet të pakët.
Dekreti i Ekaterinës II, do të shërbente si baza normativo-ligjore për nisjen e një vale madhështore shpërnguljesh masive të popullsive të krishtera në rajonin e Rusisë të Re.
Perandoresha do t’u jepte kolonëve greko-shqiptarë dhe shqiptarëve të Bregut plot privilegje, pikësëpari lirimin nga pagesa e çfarëdolloj taksave për njëzet vite, si dhe furnizimit me ushqime gjatë vitit dhe 12 rublave për çdo mërgimtar, e gjithashtu edhe mbështetjes shtetërore për ndërtimin e shtëpive për të jetuar, të spitaleve, kishave, dyqaneve tregtare dhe çdo objekti të nevojshëm për jetesën në viset që do të populloheshin me mërgimtarët greko-shqiptarë dhe shqiptarë të Bregut.
Këtyre mërgimtarëve kryesisht shqiptarë (por edhe grekë), do t’u caktoheshin viset pranë fortesave të Kerçit  dhe Enikalesë, që porsa qenë bërë pjesë e Perandorisë Ruse.
Autoritetet ruse kishin vërejtur zotësitë, trimërinë dhe besnikërinë e theksuar të arvanitasve dhe shqiptarëve që patën shërbyer gjatë viteve të luftës së viteve 1768-1774. Kështu, veteranët shqiptarë të këtyre luftërave, qenë liruar nga pagesa e çfarëdolloj detyrimeve, e njëkohësisht ata do të ftoheshin të kryenin shërbimin ushtarak në kufijtë e rinj të Perandorisë Ruse.
Meqënëse toka të lira në Krimenë e populluar me dendësi të lartë kishte fort pak, atëherë autoritetet ruse do t’u jepnin shqiptarëve dhe arvanitasve pesë ngulime në rajonin e Taganrog, në zonën e Rostovit (pranë kufirit të sotëm me Ukrainën).
Lehtësia me të cilën autoritetet ruse ia patën dhënë tokat e reja shqiptarëve, arvanitasve e grekëve, kish të bënte, kryesisht me domosdoshmërinë e popullimit të territorit të djerrë të Rusisë së Re, e së dyti, ndërlidhej me aftësitë e pakrahasueshme të greko-shqiptarëve dhe shqiptarëve të Bregut në zhvillimin e viseve të reja ku ata nguliteshin.
Ndryshe nga bujkrobërit e zonave të Rusisë Qendrore, greko-shqiptarët dhe shqiptarët toskë ishin bujq të shkëlqyer, detarë e peshkatarë të zotë, por mes tyre kishte edhe shumë tregtarë e sipërmarrës, si dhe artizanë me përvojë, falë të cilëve do të bëhej e mundur që të arrihej përparimi ekonomik i rajonit të Rusisë të Re.
Për këtë arsye, vëmendje të veçantë autoritetet ruse patën treguar pikërisht kundrejt shqiptarëve ortodoksë, që në atë kohë quheshin “Arnautë”.
Shqiptarët ortodoksë do të bëheshin pjesë e Ushtrisë Shqiptare, formacion i parregullt, që nuk ishte zyrtarisht pjesë e Armatës Ruse.
Sakaq shqiptarët lavdëroheshin si ushtarë të jashtëzakonshëm, e jo rastësisht ata qenë shquar edhe në shërbim të Perandorisë Osmane, armikut të Rusisë, por edhe në shërbim, përmes stradiotëve, të thuajse gjithë mbretërive mesjetare europiane, gjer në Qipron bizantine e kryqtare.
Prandaj Rusia nuk mund të bënte përjashtim.
Kjo ushtri do të komandohej nga oficerë greko-shqiptarë e shqiptarë të Bregut, shumica e të cilëve kishin përvojë në shërbimin ushtarak. Në kohë paqe Ushtria Shqiptare kishte epror guvernatorin e provincës së Azovit, ndërsa me shpërthimin e armiqësive, ajo varej nga Shtabi i Luftës.
Kjo ushtri kryente detyra shërbimi roje pranë garnizonit të fortesës së Taganrogës, por në raste konfliktesh luftarake kjo ushtri mund të shpërngulej në të tjera rajone.
Ngulimi i sotëm “Греческие Роты “ (Kompanitë Greke), pranë Taganrogës, përbën akoma një dëshmi të gjallë të rrugëtimit të lavdishëm të arvanitasve dhe shqiptarëve në radhët e Armatës Ruse, që kanë lënë gjurmë në shekuj.
Në Ushtrinë Shqiptare (Албанское войско, në rusisht), bënin pjesë në bazë vullnetare njerëz të kombësive shqiptare dhe greke (arvanitase me gjasë), me origjinë nga Shqipëria e sotme, Greqia dhe Dalmacia.
Në rast të largimit nga ushtria, shqiptarët nevojitej të regjistroheshin si tregtarë apo bujq të rëndomtë, varësisht nga gjendja dhe lloji i aktivitetit të tyre.
Një komandant i tillë do të ishte Stefan Mavromihali, pinjoll i kësaj familje të fisme e të vjetër aristokratike të zonës së Manit (emërtim i mbetur në orvatje shpjegimesh të shumta, por që merr kuptim fare lehtë në shqip, sipas pemës të Manit) në More, në gadishullin me të njëjtin emër, në jug të Peloponezit, me origjinë nga fisi i njohur i Maniotëve, fis kryeneç që asnjëherë nuk do t’i nënshtrohej turqve dhe do të gëzonte një autonomi të përhershme, të ngjashme me Himarën dhe Mirditën në Shqipëri, por që shquhej edhe për gjakmarrjen e doke tipike shqiptare, origjina arvanitase e të cilit mohohet vazhdimisht.
Stefan Mavromihali, pas pjesëmarrjes aktive në luftërat antiturke në Greqi, me gradën kolonel do të shërbente në Armatën Ruse dhe do të bëhej komandanti i parë i bataljonit Grek të këmbësorisë.
Pasi Krimeja bëhet pjesë e Perandorisë Ruse në vitin 1783, autoritetet ruse do të gjendeshin përballë nevojës për organizimin e mbrojtjes së gadishullit, si dhe mbajtjes së rendit dhe nënshtrimit të banorëve vendas ndaj qeverisë qendrore.
E gjithaq kjo detyrë do t’i ngarkohej Ushtrisë Shqiptare, e me këtë qëllim do të themelohej Regjimenti Grek (si pasojë e fesë ortodokse dhe origjinës nga Greqia të shumë prej këtyre shqiptarëve, ose arvanitasve).
Në vitin 1784 Regjimenti Grek do të dërgohej në rajonin e sotëm të Balaklavës. Në këtë vit kjo ushtri përbëhej nga 587 anëtarë. Përveç shqiptarëve, në këtë regjiment kishte edhe grekë, italianë, gjeorgjianë, armenë, rusë nga Rusia e Vogël, por edhe tartarë të Krimesë.
Shumica e shqiptarëve dhe greko-shqiptarëve jo vetëm që do të shkëlqenin në shërbimin ushtarak, por gjithashtu do të merreshin në kushte paqeje me kopshtari, peshkim, tregti, si dhe zanate të ndryshme. si rrjedhojë, kjo ushtri shqiptare, do të jepte një kontribut edhe më të shquar sesa në mbrojtjen e gadishullit të Krimesë, në zhvillimin ekonomik të tij.
Pas shpërthimit të luftës së re mes rusëve e turqve në vitin 1787, vulletarisht do të marrin sërish pjesë kundër osmanëve arvanitasit e ishujve grekë, të Peloponezit të epërm, por edhe banorët ortodoksë të Himarës, të grishur nga armiqësia e përbashkët ndaj turqve, por edhe nga përfitimet e mundshme ekonomike.
Në vitin 1787, me nismën e princit Grigori Potemkin, do të themeloheshin Divizionet e Lira të Veçanta Greke, të ngarkuara me ruajtjen e brigjeve të Krimesë buzë Detit të Zi, ku hamendësohej se turqit do të zbarkonin desantë dhe vendasit tartarë të Krimesë do të mbanin anën e turqve.
E tepërt të thuhet, që këtë detyre tejet të rëndësishme, vullnetarët shqiptarë e patën kryer shkëlqyeshëm.
Përveç kësaj, me nismë të Potemkinit do të ngrihej edhe një flotë e veçantë kusarësh, me veprimtari në Detin e Zi, duke synuar sulmet e befta ndaj anijeve osmane. Në këtë flotë do të shërbenin përsëri kryesisht shqiptarët, arvanitas apo të Bregut, por edhe grekët, tregtarë e peshkatarë.
Do theksuar se shumë anije kusarësh, qenë larguar nga Konstandinopoja drejt Krimesë, për t’u shpëtuar turqve. Në fund të këtij viti, këto anije ishin 21 gjithsej, e ndonëse nuk qenë pjesë zyrtarisht e Flotës ruse të Detit të Zi, kusarët shqiptarë do të mësynin vazhdimisht flotën tregtare turke, do të mbronin anijet ruse dhe do të sulmonin pareshtur brigjet e Perandorisë Osmane.
Gjatë Luftës së Krimesë, natën e 14 shtatorit 1854, anglezët rrethojnë Balaklavën, që mbrohej nga shqiptarët e batalionit të Balaklavës. 60 ushtarë e 6 oficerë, komanduar nga Matvei Mantho (me origjinë nga Arta), që luftojnë heroikisht, e nderohen akoma sot nga historiografia ruse./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10273,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,595,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1668,Iliridë,323,Kosovë,3029,Kulture,807,Luginë,71,Moti,2,Politik,2073,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Luftëtarët shqiptarë në skajet e Rusisë mesjetare
Luftëtarët shqiptarë në skajet e Rusisë mesjetare
https://2.bp.blogspot.com/-uqSoqFo-3d0/XDJIdnAQVZI/AAAAAAAAeB8/vrH6_kVxuRc1GBnuxzqdwUxGpOeWKIFGwCLcBGAs/s640/u1_Shqiptare-Rusi-mesjetare-Copy-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-uqSoqFo-3d0/XDJIdnAQVZI/AAAAAAAAeB8/vrH6_kVxuRc1GBnuxzqdwUxGpOeWKIFGwCLcBGAs/s72-c/u1_Shqiptare-Rusi-mesjetare-Copy-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/luftetaret-shqiptare-ne-skajet-e-rusise.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/luftetaret-shqiptare-ne-skajet-e-rusise.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy