Madhështia e Himarës nën petkun e borës, me syrin e fotografit italian

Edhe më parë fotografi italian Luigi Marzo ka realizuar fotografi mahnitëse të Himarës, ndër të cilat përmendim ato të perëndimit të diellit.

Dëbora në malet e Himarës ka tërhequr vëmendjen e fotografit italian Luigi Marzo, duke na dhuruar fotografi të mrekullueshme.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, shprehet se “jemi mësuar me pamjet e spektaklit që ofron Himara në bregun përballë, Salento – Italia. Sidomos javët e fundit kur temperaturat kanë rënë dhe madhështia e maleve tona është aq e pranishme tek italianët përballë, që mahniten me këtë hijeshi krenare dhe të veçantë të Himarës sonë”.

“Por mendoj se kaq bukur me dëborë s’mund të jetë dukur Himara jonë në Otranto apo në Lecce… Luigi Marzo vazhdon të na përkëdhelë jo vetëm ne, por të gjithë publikun e gjerë italian me këto pamje fantastike të Himarës ndryshe, Himarës me dëborë”, thekson Goro.

Kryebashkiaku i Himarës thotë se “pika më e afërt dhe padyshim më e veçantë për të krijuar një imazh të bukur për Shqipërinë. Himara jonë, e së Nesërmes kaq pranë Europës. Një dallgë larg…!”.


Edhe më parë fotografi italian Luigi Marzo ka realizuar fotografi mahnitëse të Himarës, ndër të cilat përmendim ato të perëndimit të diellit.

Me një bregdet të mrekullueshëm dhe male të larta, Himara vijon të tërheqë vëmendjen e turistëve të shumtë, ku gjatë vitit 2018 shënoi një rritje prej 20% të tyre, transmeton atsh.

Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle, por edhe me rërë të bardhë e të imët. Spillea, është plazhi qendror i Himarës, me shumë vizitorë në verë, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në jug Llamani, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukova dhe Kakomea.

Turisti në zonën e Himarës gjen det e qiell të pastër, brigje ranore të ngulura në shkëmb, objekte kulturore dhe historike, monumente të natyrës dhe një kulinari të veçantë detare. Himara është perla detare e Shqipërisë. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10278,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,596,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1669,Iliridë,323,Kosovë,3033,Kulture,808,Luginë,71,Moti,2,Politik,2074,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Madhështia e Himarës nën petkun e borës, me syrin e fotografit italian
Madhështia e Himarës nën petkun e borës, me syrin e fotografit italian
https://3.bp.blogspot.com/-9wcd1IVOCU8/XDeirym5VOI/AAAAAAAAee0/VfIIuMY1e1Ux5go185FDDeDoVnFBrYkTACLcBGAs/s640/himara1_43701547102524.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-9wcd1IVOCU8/XDeirym5VOI/AAAAAAAAee0/VfIIuMY1e1Ux5go185FDDeDoVnFBrYkTACLcBGAs/s72-c/himara1_43701547102524.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/madheshtia-e-himares-nen-petkun-e-bores.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/madheshtia-e-himares-nen-petkun-e-bores.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy