Mesazh nga SHBA: Si është e mundur që vende si Shqipëria mbetën 20-30 vjet peng të 2-3-4 emrave

Nga Afrim Krasniqi

E thënë shqip nga diplomati – hero i vitit 1999, William Walker: një mesazh që vlen për Kosovën dhe liderit e saj, aq sa vlen për Shqipërinë dhe liderit e saj.

Si është e mundur që shoqëri si tonat mbeten 20-30 vjet peng të 2-3-4 emrave, i riciklojnë ata, i votojnë ata, nënshtrohen para tyre, sundohen prej tyre?

Brezat që lindën në vitet 1997-1999 janë sot votuesit që përcaktojnë fituesit politikë në Tiranë e Prishtinë.

Si është e mundur që kjo gjeneratë e re pranon të mbetet peng i gjeneratës që bashkë me ëndrrat e prindërve të tyre, është e gatshme tu grabisë edhe ëndrrat e fëmijëve të tyre?

Shikoni si “grinden”, ndërsa bëjnë sikur flasin për politikë, shtet, ndarje pushteti, ligj, tani janë bërë edhe patriotë të madhej, – kur në fakt ata kanë qenë e janë konsensualë në ndarje pushteti e abuzim me të, kanë qenë e janë bashkë në grabitjen e pronës publike dhe me listën e oligarkëve mbështetës, kanë qenë e janë konsensualë në barrierat kundër zgjerimit të demokracisë në parti, në politikë dhe në shoqëri, – kanë qenë e janë konsensualë në amnistimin e njëri tjetrit dhe kundër demokracisë funksionale apo shtetit të së drejtës, kanë qenë e janë në unison kundër ideve liberale dhe çdo proteste jopartiake, kanë qenë bashkë e janë marrë vesh në vizionin e tyre për kulla shumëkatëshe, vila tek Gjiri i Lalzit /Germi apo “Bllokun” e ri rreth Tiranës apo Prishtinës, kanë qenë e janë konsensualë në trajtimin e pushtetit si pronë private, të shtetit si pasuri familjare, të kritikëve si armiq dhe të ikjes pa kthim nga vendi si lehtësim nga votuesit kundër.

Ndaj Walker, dhe shumë të tillë miq realë të shqiptarëve në Perëndim me mendime të njëjta, kanë plotësisht të drejtë dhe duhet dëgjuar e lexuar për të reflektuar, në Tiranë e në Prishtinë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11495,Camëri,133,Editorial,2629,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,379,Kosovë,3493,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2329,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,679,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mesazh nga SHBA: Si është e mundur që vende si Shqipëria mbetën 20-30 vjet peng të 2-3-4 emrave
Mesazh nga SHBA: Si është e mundur që vende si Shqipëria mbetën 20-30 vjet peng të 2-3-4 emrave
https://4.bp.blogspot.com/-X9nn35zL01U/XDzXf9IUkUI/AAAAAAAAe0Q/k27AAlqxja0qje1_O5jbZvLy1pDtMVgawCLcBGAs/s640/sms-663x540-640x521.png
https://4.bp.blogspot.com/-X9nn35zL01U/XDzXf9IUkUI/AAAAAAAAe0Q/k27AAlqxja0qje1_O5jbZvLy1pDtMVgawCLcBGAs/s72-c/sms-663x540-640x521.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/mesazh-nga-shba-si-eshte-e-mundur-qe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/mesazh-nga-shba-si-eshte-e-mundur-qe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy